Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron numrin e familjeve që përfitojnë nga vendimi i Komunës së Prishtinës

HIBRID

Disa portale informative kanë publikuar një artikull me titull “Komuna e Prishtinës i jep 70 euro për regjistrim të fëmijëve në çerdhe private”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se në artikujt në fjalë mungon sqarimi i  plotë i vendimit të Komunës së Prishtinës.

Sipas vendimit të Komunës së Prishtinës, numri i familjeve që do të përfitojnë subvencione për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private, është i kufizuar.


 Vegëzat e artikullit të publikuar në nga portalet “Paparaci” dhe “Kosovarja”:

https://paparaci.com/342521/komuna-e-prishtines-i-jep-70-euro-per-regjistrim-te-femijeve-ne-cerdhe-private/

https://www.kosovarja-ks.com/komuna-e-prishtines-i-jep-70-euro-per-regjistrim-te-femijeve-ne-cerdhe-private/?fbclid=IwAR0dAkvX0bQCgYGGL8GgWYICgXAO2hKMYj-90HUh0GqE9ZNjMsVkNbIzwho


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur artikullin e plotë të “Front Online” të cilit i janë referuar dy portalet në fjalë (shih këtu).

Në artikullin e “Front Online” sqarohet se numri i familjeve që do të përfitojnë subvencione nga regjistrimi i fëmijëve në çerdhe, është 120, madje duke treguar edhe kriteret që duhen plotësuar për të përfituar nga ky vendim i komunës.


Pjesë nga artikulli i “Front Online”:

Prej kësaj shume, do të përfitojnë rreth 120 familje.

“Mjetet do të ndahen diku për rreth 120 familje, tani kemi me bërë vetëm verifikimin, a do ja kërkojmë trustin, xhirollogarinë bankare, që mos me mund me na gënjyer njerëzit, kjo është”, tha drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati për Front Online.

Përveç kriterit që është për ato familje që kanë të ardhura mujore më pak se 500 euro, Musmurati thotë se do të ketë edhe kritere të tjera.


Disa portale informative kanë publikuar një artikull në lidhje me vendimin e Komunës së Prishtinës për subvencione për 120 familje që regjistrojnë fëmijët në çerdhe private, por që në titull nuk tregohet numri i familjeve që përfitojnë nga ky vendim.

Vendimi i komunës është gjetur i sqaruar plotësisht në një artikull tjetër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere