Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nga fotografia mund të kuptohet se kërkesa për rritjen e çmimit të biletave vlen për trafikun urban të Komunës së Prishtinës

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “Rilindja.al” ka publikuar një artikull dje (19 prill) me titull “Paralajmërohet rritje e çmimit të biletave të autobusëve”.

Përmbajtja e artikullit ka të bëjë me kërkesën për rritjen e çmimit të biletave për transportin ndërurban, duke përdorur fotografi që nuk i korrespondon përmbajtjes.

Në fotografinë e përdorur në këtë artikull shihet një autobus urban i Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban”, të Komunës së Prishtinës. Duke mos u theksuar në titull dhe me anë të fotografisë së përdorur lë të kuptohet që rritja e çmimeve të biletave vlen për trafikun urban në Prishtinë. (këtu)

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “Rilindja.al”:

https://rilindja.al/paralajmerohet-rritje-e-cmimit-te-biletave-te-autobuseve/?fbclid=IwAR1TJJWKqUFywoKs8vIStahYKsvC_YCEx8678vm12IrbjBSJZFUQQCe2PoQ

Se autobusi i përket Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban”, të Komunës së Prishtinës e vërteton fakti i imazhit të autobusit me ngjyrë të verdhë, imazh i autobusëve të kësaj ndërmarrjeje.


Për të vërtetuar edhe më shumë faktin se kërkesa për rritjen e çmimeve të biletave ka të bëjë me transportin urban, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik në agjencinë e lajmeve “ekonomiaonline.com”. (këtu)


Analiza:

Portali informativ “Rilindja.al” ka publikuar një artikull me fotografi që nuk i korrespondon përmbajtjes.

Edhe pse në artikull bëhet fjalë për kërkesën për rritjen e çmimit të biletave autobusëve për transportin ndërurban në fotografinë ilustruese është përdor imazhi i autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban”, të Komunës së Prishtinës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë si “clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere