Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Videoja nuk shfaqë sulm me armë të energjisë në SHBA

HIBRID

Pamje të vjetra të shpërthimeve elektrike të shkaktuara nga erërat e forta, paraqiten si sulm me armë të energjisë së drejtuar në Louisiana

Faqja në Facebook me përmbajtje propaganduese në gjuhën shqipe “Investiguesi Shkrimor” ka publikuar dje (16 gusht) një video-material, me mbishkrimin “Arma e energjisë (DEW) që shkatërroi ishujt Hawai tani po shkatërron Luizianën…”.

Faqja në fjalë po pretendon se armët me energji të drejtuar, “Directed Energy Weapon” (DEW) janë përdorur dhe kanë qenë arsyeja e shpërthimit të zjarrit në Hawaii, që i la të vdekur mbi 100 persona.

Mbi të njëjtin supozim, në mbishkrim po ashtu është pretenduar se e njëjta gjë po ndodhë edhe në shtetin tjetër në SHBA, Louisiana, siç shihet nga pamjet e shfaqura në video-material.

Por pas verifikimit, hibrid.info ka gjetur se video-materiali është i vitit 2018 dhe se pretendimi i publikuar në mbishkrim, nuk qëndron.

Vegëza e video-materialit të publikuar nga “Investiguesi Shkrimor”:

https://www.facebook.com/100092945134138/posts/674382351383924/?vh=e&extid=MSG-UNK-UNK-UNK-AN_GK0T-GK1C


Në mbishkrim të video-materialit pretendohet se mbi popullatën e SHBA-ve po përdoren armët e energjisë së drejtuar, (DEW).

Ky pretendim ka qarkulluar edhe në ueb-faqe konspiracioniste në gjuhën angleze (shih këtu dhe këtu).


Pas hulumtimit, hibrid.info ka gjetur videon origjinale të publikuar në Youtube, të asaj që shfaqet në pamjet e publikuara nga “Investiguesi Shkrimor”, në Facebook (shih këtu).

Videoja i takon vitit 2018 dhe shfaq shpërthimet elektrike të ndodhura në Kenner, të Louisiana – SHBA. Nga gjetjet e hibrid.info kuptohet se bëhet fjalë për shpërthime elektrike, të shkaktuara nga erërat e forta, të cilat më pas kishin lënë pa energji elektrike banorët e kësaj zone (shih këtu).


Analiza:

Nga kontrolli dhe analiza e fakteve, rezulton se pretendimi i ngritur nga postimi i bërë ne faqen “Investiguesi Shkrimor” në Facebook, është i pavërtetë. Në fakt, pamjet e paraqitura janë të vërteta, megjithatë, pretendimi i bërë është tërësisht i sajuar.

Pra nuk ka pasur sul me llojin e armëve që pretendohet, por shpërthimet që shihen e dëgjohen në video, janë shkaktuar si pasojë e dëmtimit të rrjetit elektrik nga moti i keq.

Për këtë arsye, hibrid.info, duke u bazuar në metodologjinë e punës e vlerëson këtë pretendim si “lajm të rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere