Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nga fotografia mund të kuptohet se kjo deklaratë është bërë nga Macron

FESTIM RIZANAJ

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar sot një artikull me titull “Është skandaloze që Kosova është i vetmi vend që s’ka liberalizim vizash”.

Artikulli është marrë nga portali i dyshimtë “fakte.buzz”, i publikuar më 8 tetor 2021, duke përdorur fotografi që nuk i korrespondon përmbajtjes.

Në fotografinë e përdorur në këtë artikull shihet presidenti i Francës, Emanuel Macron.

Me anë të titullit dhe fotografisë, lë të kuptohet se kjo deklaratë është bërë nga presidenti i Francës, Emanuel Macron.  Ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski ka bërë një deklaratë të tillë.

Vegëza e artikullit të postuar në Facebook nga faqja “Pamlfeti.com”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0RCEaFWNKCJkWsfDMSt2jys5xNCvGNfiNQXCYVhHp6YsFWE73oxoD8NdgjtqWJcjSl&id=101118555235758


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se deklarata në titull është bërë nga njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (7 tetor 2021) në portalin e televizionit publik të Kosovës, “rtklive.com”.

Bugajski në një prononcim për RTK-në kishte deklaruar se, “Është skandaloze që Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave. Një politikë e tillë krijon pakënaqësi, zemërim dhe konflikt, pasi kosovarët mendojnë se po trajtohen nga Bashkimi Evropian si qytetarë të dorës së dytë… Për fat të keq shumica e udhëheqësve të BE-së nuk janë mendimtarë strategjikë apo evropian autentikë, por janë përqendruar në politikat e tyre të brendshme afatshkurtra”. (këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar një artikull me fotografi që nuk i korrespondon përmbajtjes.

Edhe pse në artikull bëhet fjalë për një deklaratë të njohësit të çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski, në fotografinë ilustruese është përdor imazhi i presidentit të Francës, Emanuel Macron, duke lënë të kuptohet se kjo deklaratë është bërë nga ai.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere