Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Nuk është vdekur aktori Burak Özçivit, siç pretendohet të paraqitet përmes fotografisë

FATBARDH DEMA

Kanali në Youtube me emrin “Melodia e Jetës” ka publikuar një video-material me datë 16 shkurt, që tregon për vdekjen e aktorit turk Cagdas Cankaya dhe gruas së tij, Zilan Tigris, gjatë tërmetit të 6 shkurtit në Turqi.

Mirëpo, në fillim të video-materialit shfaqet imazhi i një aktori tjetër turk, Burak Özçivit, duke lënë të kuptohet se ai ka gjetur vdekjen si pasojë e tërmetit.

Lajmi qartësohet vetëm gjatë gjysmës së video-materialit, atëherë kur shfaqet fotografia e Cagdas Cankaya dhe gruas së tij.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Youtube nga kanali “Melodia e Jetës”:


Kjo video është publikuar edhe nga portali i dyshimtë “mesazhi.medialajme.info”, që gjithashtu ka përdorur fotografinë jo adekuate, duke e përdorur imazhin e aktorit tjetër Burak Özçivit (shih këtu) të njohur për audiencën kosovare nga disa filma serik.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “mesazhi.medialajme.info”:

https://mesazhi.medialajme.info/2023/02/19/termeti-katastrofik-gjendet-i-vdekur-aktori-turk-se-bashku-me-partneren-e-tij/?fbclid=IwAR2QHU0DdTJZRZdVwSdLLBeY642_jUM5obWkjLpYwwQKpY_usUwLzX_Dfxc

I njëjti material me fotografi jo adekuate është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Lajme Ditore”. (shih këtu)


Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se aktori Cagdas Cankaya dhe gruaja e tij Zilan Tigris, kanë vdekur si pasojë e tërmetit, e jo Burak Özçivit, siç lë të kuptohet nga publikuesit e lartcekur.

Në faqen zyrtare në Instagram të serialit turk “Kurulus Osman”, pjesë e së cilit ishte aktori tashmë i ndjerë Cagdas Cankaya, është publikuar fotografia e tij së bashku me bashkëshorten. Përmes saj, seriali turk ka njoftuar për vdekjen e tyre. (shih këtu)


Analiza:

Kanali në Youtube “Melodia e Jetës” ka publikuar një video-material për vdekjen e aktorit turk Cagdas Cankaya dhe gruas së tij, Zilan Tigris, gjatë tërmetit të 6 shkurtit.

Mirëpo në fillim të materialit paraqitet një aktor tjetër turk, Burak Özçivit, që lë të kuptohet se bëhet fjalë për vdekjen e tij.

I njëjti material është shpërndarë edhe në portalin e dyshimtë “mesazhi.medialajme.info” dhe në faqen “Lajme Ditore” në Facebook.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere