Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nga Gjykata Speciale nuk është thënë se “Kadri Veselit mund të mos kthehet më në Hagë”

HIBRID

Artikulli me titull “Vjen lajmi BEFASUES nga Gjykata Speciale, Kadri Veselit mund të mos kthehet më në Hagë”, është publikuar nga portali i dyshimtë “postlajme.net”.

Nga verifikimi i fakteve i kryer nga hibrid.info, rezulton që ky artikull përmban titull të rremë, i cili në asnjë rast nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

“Postlajme.net” ka marrë këtë artikull nga “gazetaexpress.com” ku në një përgjigje me shkrim për këtë portal, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ka thënë se nuk mund të japin informacione shtesë lidhur me qëndrimin e ish kreut të PDK-së në Kosovë.

“Për arsye operacionale dhe për të respektuar privatësinë e Z. Veseli, ne nuk mund të japim ndonjë informacion shtesë mbi vizitën e kujdestarisë”.

Pra, nuk është e vërtetë që Veseli mund të mos kthehet më në Hagë, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “postlajme.net”.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “postlajme.net”:

https://www.postlajme.net/46519?33&fbclid=IwAR1uonPha_zdyWgvi-nXIhfZzHD6Fldqiq0Gvdn_O9UOasjORvvT28GLkkI
https://www.postlajme.net/46519?33&fbclid=IwAR1uonPha_zdyWgvi-nXIhfZzHD6Fldqiq0Gvdn_O9UOasjORvvT28GLkkI

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar nga portali “gazetaexpress.com”:


Analiza:

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka përdorur një artikull të publikuar nga “gazetaexpress.com”, të cilit i ka vënë titull të rremë.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, duke grumbulluar mbi 100 reagime dhe 30 komente.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë tekst si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere