Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka asnjë provë që dëshmon se vaksinat COVID-19 kanë shkaktuar qindra aborte spontane

HIBRID

Një postim i shpërndarë gjerësisht në blogeve, pretendon se 920 gra kanë pasur aborte spontane, si rezultat i marrjes së vaksinave COVID-19. Sidoqoftë, zyrtarë në Britani dhe Shtetet e Bashkuara i thanë Reuters se nuk ka prova të një rreziku në rritje.

Titulli i postimit, i botuar së pari në një faqe të blogeve në SHBA dhe më vonë i kopjuar në një faqe me qendër në Mbretëri të Bashkuar, thotë: “920 gra kanë humbur foshnjat e tyre të palindura pasi janë vaksinuar”. I njëjti tekst është shpërndarë gjithashtu edhe në rrjetin social Reddit dhe në Instagram.

https://thetruedefender.com/920-women-lose-their-unborn-babies-after-getting-vaccinated/
https://dailyexpose.co.uk/2021/05/31/stop-this-madness-920-women-have-reported-the-loss-of-their-unborn-baby-after-having-the-covid-vaccine/

https://www.instagram.com/p/CPrtZS8NYhA/

Këto postime pretendojnë se qindra gra kanë pësuar aborte “si rezultat” ose “për shkak të” marrjes së dozave të vaksinave anti COVID-19. Këto pohime pretendojnë se bazohen në të dhënat në Sistemin e Raportimit të Ngjarjeve të Vaksinave të Vaksinave (VAERS) të SH.B.A. dhe sistemit të Kartonit të Verdhë të Britanisë – sisteme këto të përdorura për të raportuar reagime të dyshuara anësore të ilaçeve.

Megjithatë, pretendimet e publikuara në postime duket se demonstrojnë një keqkuptim të të dhënave të VAERS dhe Kartonit të Verdhë, pasi zyrtarët i thanë Reuters se nuk ka asnjë provë të një lidhjeje shkak-pasojë midis inokulimit COVID-19 dhe abortit spontan.

Në një prononcimin përmes emailit të një zëdhënësi nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), për Reuters, thuhet se – që nga 7 qershori – kishte pasur 548 raporte në VAERS të grave që kishin pasur aborte pas marrjes së një doze vaksinimi COVID-19. Por, ky numër është në mesin e 2,224 raporte VAERS të grave shtatzëna që morën një vaksinë.

Zëdhënësi theksoi se raportet e VAERS nuk ishin konfirmuar efektet anësore; përkundrazi ata evidentojnë se abortet janë shkaktuar nga incidente të natyrave tjera që janë shkaktuar pas vaksinimit. Përfaqësuesi gjithashtu tha se kjo përqindje e aborteve lidhet me atë të ndodhur edhe më herët, para vaksinimit.

“VAERS nuk mbledh informacion mbi numrin e personave shtatzënë të vaksinuar me vaksina anti Covid-19, prandaj nuk është e mundur të llogariten nivelet ose gjasa e një ngjarjeje të pafavorshme”, thanë ata. “Edhe pse disa ngjarje të padëshiruara të raportuara mund të shkaktohen nga vaksinimi, të tjerët nuk janë dhe mund të kenë ndodhur rastësisht”.

Edhe në Britani, Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA), e cila mbikëqyr raportimin në skemën e Kartonit të Verdhë, dha një përgjigje të ngjashme.

“Nuk ka asnjë model që argumenton një rrezik të lartë të abortit, të shkaktuar nga vaksinat anti COVID-19 në shtatzëni”, i tha një zëdhënës Reuters, duke shtuar se abortet ndodhin edhe në kushte normale me shifrat 1 në 4”.

https://www.reuters.com/article/factcheck-health-coronavirus-idUSL2N2NP1RJ

(Artikull i përgatitur nga Reuters)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere