Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Paralajmërimi i muajit nëntor për stuhi polare në Shqipëri, paraqitet si aktual

HIBRID

Një faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar sot (7 shkurt) një artikull me titull “Marrin fund ditet e ngrohta/ Stuhia polare prek vendin tone, sinoptikani zbulon detaje: Diten e neserme..”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli ka të bëjë me parashikimin e motit në Shqipëri dhe se i njëjti është i vjetër.

Pra, faqja në fjalë ka publikuar një artikull për parashikimin e motit të datës 16 nëntor të vitit të kaluar, të cilin e ka paraqitur si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar nga faqja “Live News” në Facebook:

https://www.facebook.com/livenewsshqip/posts/pfbid0nmsYa7gD2KExw2ZVGuUQ4hkaQBvLnr4kohsc5gmt6M32Drv1rZA892YCwgJoQnVjl


Hibrid.info gjatë kërkimeve në internet, ka gjetur artikullin origjinal për parashikimin e motit të publikuar nga mediumi në Shqipëri “tvklan.al’ me datë 16 nëntor 2023. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më tej faktin se parashikimi për motin nga faqja “Live News” është i vjetër, hibrid.info ka gjetur të publikuar parashikimin e motit për këtë javë në Shqipëri nga faqja “Sherbimi Meteorologjik Ushtarak”, ku shihet se nuk do të ketë përkeqësim të motit. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook, duke përdorur një artikull të vjetër për parashikimin e motit në Shqipëri, e ka publikuar atë si aktual, duke paralajmëruar se një stuhi polare do të prek vendin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere