Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nga titulli mund të kuptohet se kryeministri Kurti i ka dal në mbrojtje Mihalit

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “Insajderi.org” sot (17 shkurt) ka publikuar një artikull me titull “Kurti i del në mbrojtje Dejona Mihalit”.

Me anë të këtij titulli të përdorur në këtë artikull, autori ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për kryeministrin Albin Kurti, ndërsa në përmbajtje bëhet e ditur se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti i ka dalë në mbrojtje anëtares së partisë nga Shqipëria, Dejona Mihali.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Insajderi.org”:

https://insajderi.org/kurti-i-del-ne-mbrojtje-dejona-mihalit/?fbclid=IwAR1uQse9_6PsU-FNpvV2jT85U1gDD77j5fvbK3jx8uuP9R_2iNveoQFRjOg

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli i këtij artikulli, duke u bazuar në komentet e bëra nga lexuesit, ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për kryeministrin Kurti. (shih fotografinë më poshtë)

Përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur reagimin e deputetes së LVV-së, Tinka Kurti, i cili përmes llogarisë së tij në Facebook është deklaruar lidhur me, siç e quan ajo, grupin e Tiranës, duke e përshirë edhe Dejona Mihalin. (këtu)


Analiza:
Portali informativ “Insajderi.org” ka publikuar një artikull me titull “Kurti i del në mbrojtje Dejona Mihalit”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli i këtij artikulli, duke u bazuar në komentet e bëra nga lexuesit, ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për kryeministrin Kurti.

Në përmbajtje bëhet e ditur se bëhet fjalë për deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere