Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues që nuk e tregon vendin e ngjarjes

HIBRID

Portali informativ ka publikuar sot (25 gusht) një artikull me titull “TRONDITËSE/ Vetëm 13 vjeç, dy kushërirat përdhunohen nga 6 adoleshentë brenda kasolles”.

Titulli konsiderohet përgjithësues sepse pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk sqaron se ku ka ndodhur ngjarja.

Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit, kur thuhet se “Një rast i rëndë abuzimi seksual është zbuluar në Itali, teksa dy kushërira 13-vjeçare u përdhunuan nga një grup adoleshentësh.”.

Duke parë që “gazeta-shqip.com” është i regjistruar në Shqipëri (këtu), dhe përmbajtja e ofruar nga ky portal është në gjuhën shqipe, bën që lexuesi shumë lehtë të mendojë se ngjarja ka ndodhur në Shqipëri.


Vegëzat e artikujve të publikuar në portalin “gazeta-shqip.com”:

https://www.gazeta-shqip.com/bota/tronditse-vetem-13-vjec-dy-kusherirat-perdhunohen-nga-6-adoleshente-brenda–i1228637?fbclid=IwAR2bn1g9kKQqItzBVUGjyT2Q1GU0iflIf64d_y3_x3quSZQX26QwGuRDKFM


Hibrid.info për të dëshmuar se ngjarja ka ndodhur në Itali, ka gjetur artikuj në lidhje me lajmin, nga mediat e huaja. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “gazeta-shqip.com” ka publikuar artikull mbi një dhunim të ndodhur në Itali, por që në titullin e artikullit nuk saktësohet vendi i ngjarjes.

Nga të dhënat e gjetura mbi mediumin në fjalë, tregohet se fakti që ky portal vepron në Shqipëri, mund t’i dezinformojë lexuesit se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Shqipëri.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto artikuj si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere