Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ngjarja ku një grua sulmon fizikisht një burrë, nuk ka ndodhur në Prishtinë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video ku shihet një grua teksa e sulmon një burrë fizikisht, me pretendimin se e njëjta ka ndodhur në Prishtinë.

Videoja me këtë pretendim është publikuar dje (29 qershor) nga disa faqe si: “Kosova e Re” (arkivuar), “Estrada Music & dance” (arkivuar) dhe “E-Gazeta” (arkivuar).

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se kjo video është e vjetër dhe se ngjarja nuk ka ndodhur në Prishtinë.


Ky pretendim është trajtuar për shkak të numrit të lartë të shikimeve dhe nivelit të lartë të interaktivitetit që kanë gjeneruar këto video.

Përmes programit të automatizuar të kërkimit “InVID”, hibrid.info ka gjetur të njëjtën video të publikuar më 20 gusht, 2024, me përshkrim në gjuhën kineze, në një kanal në “Telegram” me emrin “Malaysia Nightlife Channel” (shih këtu).

Në video mungon përshkrimi se ku ka ndodhur ngjarja, por në fund të pamjeve mund të vërehet se personi i cili u sulmua fizikisht, është aziatik.


Analiza:

Pretendimi se një grua ka sulmuar fizikisht një burrë në Prishtinë, ashtu siç shihet në videon e publikuar, nuk është i vërtetë.

Hibrid.info ka gjetur se videoja është e vjetër dhe nuk është xhiruar në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info vlerëson këtë përmbajtje si të “paverifikuar” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere