Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk është marrë vendim për lirim me kusht të Thaçit

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Nëpërmjet një publikimi në TikTok është pretenduar për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale në Hagë.

Publikimi u bë nga llogaria “kadriveseliofficial_” më 22 nëntor. “HASHIM THAQI SHPALLET I PAFAJSHEM. Presidenti Thaqi sonte ne oret e vona ka marrur lajmin se eshte liruar me kusht nga Gjykata Speicale e Hagës”, thuhet në përshkrim të një fotografie të Thaçit.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve del se Gjykata Speciale nuk ka marrë vendim për lirim me kusht të ish-presidentit Thaçi, i cili bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin janë në paraburgim në Hagë, nën akuzën për krime lufte.

Në uebfaqen zyrtare të Speciales, në vegëzën për rastin Thaçi dhe të tjerët tregohet se rasti është ende në fazë të gjykimit. Ndërsa në vegëzën për vendimet për vazhdim të paraburgimit, tek emri i Thaçit rezulton vendimi i publikuar më 14 tetor 2024, e në të cilën thuhet se vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Edhe po që se kërkohet në Google me fjalët kyçe “Lirohet Hashim Thaçi”, nuk ka artikuj me burime kredibile, që e mbështesin pretendimin e llogarisë “kadriveseliofficial_” në TikTok.

Për çka akuzohet Thaçi?

Çështja përfshin katër ish-zyrtarë të lartë të pretenduar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Më 15 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues II. Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023. Në këtë çështje gjyqësore janë 153 viktima pjesëmarrëse”, thuhet në përshkrim të akuzës.


Publikimi deri në momentin e trajtimit nga hibrid.info i ka grumbulluar 50 mijë shikime, gati 1100 pëlqime dhe 283 komente.


Analiza:

Pretendimi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është liruar me kusht nga Gjykata Speciale në Hagë, është i pavërtetë.

Pas verifikimit të fakteve del se asnjë dokument publik në uebfaqen e Speciales, por as edhe ndonjë artikull në media kredibile, nuk e mbështesin pretendimin e publikuar nga llogaria “kadriveseliofficial_” në TikTok.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere