Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me këshilla shëndetësore të pa verifikuara

HIBRID

Një tjetër artikull me këshilla shëndetësore, i pabazuar në burime, është publikuar nga mediat online shqip të Kosovës.

Artikulli me titull “Koha në të cilën zgjohemi natën zbulon cila pjesë e trupit është ‘më e dobët’”, i publikuar fillimisht nga Telegrafi.com, tregon se si zgjimi nga gjumi i natës jep sinjale për shëndetin e njeriut.

Mirëpo, nuk ka asnjë burim apo referencë të ndonjë studimi që arsyeton të gjitha këto “gjetje” të pretenduara.

Pjesë të artikullit origjinal nga telegrafi.com:

Nëse natën zgjoheni në kohë të njëjtë ose megjithatë nuk mund të flini, zbuloni shkakun e vërtetë dhe mësoni se çfarë porosie ju dërgon trupi juaj.

Nëse zgjoheni midis orës 23 dhe orës një pas mesnate:

Zgjimi në këtë kohë do të thotë që hani ushqim tepër të rëndë dhe tepër të yndyrshëm dhe se është koha që të ndryshoni shprehitë e ushqimit,  transmeton Telegrafi.Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë mund të thotë edhe që në vete i mbani emocionet negative si p.sh. hidhërimi, zemërimi dhe gjykimi i vetvetes dhe/ose i të tjerëve.

Nëse zgjoheni midis orës 1 dhe orës 3 pas mesnate

Trupi ju tërheq vërejtjen që të ndryshoni ushqimin dhe të zvogëloni pirjen e alkoolit.Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë është i lidhur me emocionet negative si p.sh. hidhërimi, zemërimi dhe fajësia për ç’shkak vështirë mund të relaksoheni.

Vegza e artikullit të plotë:

https://telegrafi.com/koha-ne-te-cilen-zgjohemi-naten-zbulon-cila-pjese-e-trupit-eshte-e-dobet/?fbclid=IwAR2JcHUDWVrf0V5C3Ypmb_8DSV97rrTeTWiP0qhNmv-yBWSwg1vrLk8wNbo


Ky artikull i cili, me gjasë mund të jetë i përkthyer nga një medium tjetër, siç ndodh shpesh, është publikuar bruto dhe shpërndarë edhe nga media tjera online të Kosovës.

Vegza e publikimit i të njëjtit artikulli nga rtklive.com:

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=463111

Përkundër hulumtimit, hibrid.info e ka të vështirë të gjejë me saktësi burimin e këtij informacioni meqenëse teksti i përkthyer ka mund të jetë ndryshuar dhe për faktin tjetër që mediat dhe ueb-faqet në anglisht publikojnë shumë studime rreth kësaj teme, që mund të jenë të ngjashme.


Analiza:

Një artikull i tillë mund të përmbajë gjetje të rëndësishme dhe të cilat mund të jenë edhe të vërteta, mirëpo, përderisa autori nuk përmend burimet e informacione dhe citon referencat, ai është i pa argumentueshëm. Si rrjedhojë, ky shkrim mund të kategorizohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere