Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes
[ ARTIKULLI ]

Një qëndrim i vjetër i Osmanit për marrëveshjen me Serbinë, paraqitet si lajm aktual

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar dje (24 tetor) një artikull me titull “Vjen Lajmi MADHESHTOR, Finalja Kosovë – Serbi Pritet Të Përfundojë Me Njohje Reciproke Dhe Pa Shkëmbim Të Territoreve”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, që nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet një komunikatë për media nga zyra e Presidencës së Kosovës, e lëshuar në shtator të vitit 2021, atëkohë kur presidentja Vjosa Osmani kishte zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass.

Në atë takim, raportohet të jetë biseduar edhe për procesin e dialogut me Serbinë, ku presidentja Osmani kishte potencuar se “rezultati përfundimtar i negociatave duhet të jetë njohja reciproke dhe ruajtja e rregullimit aktual kushtetues në Kosovë, sikurse edhe e kufijve të tashëm”.

Gjithashtu, edhe fotografia në këtë artikull nuk është adekuate, pasi në të shihet portreti i kryeministrit Albin Kurti, emri i të cilit nuk përmendet në përmbajtje.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/10/24/39838/?fbclid=IwAR0hicKVpw6DNorQdnSWK9q52eB6NqQroSSZeq-0-U7GEOISP5Na-NE4kdY

Komunikatën për media të lëshuar më 15 shtator 2021 nga zyra e Presidencës, lidhur me këtë takim mund ta gjeni këtu.


Edhe fakti që Heiko Mass nuk është më ministër i Jashtëm i Gjermanisë (këtu), e dëshmon vjetërsinë e këtij lajmi. Aktualisht pozitën e të parës së diplomacisë gjermane e mbanë Annalena Baerbock (këtu).


Analiza:

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar një komunikatë të vjetër të vitit 2021 të lëshuar nga zyra e Presidencës në Kosovë, lidhur me një takim të zhvilluar atëkohë ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass.

Këtij lajmi të vjetër, ky portal i dyshimtë i ka vendosur titull dhe fotografi jo adekuate, duke u munduar ta paraqesë atë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere