Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek…
[ ARTIKULLI ]

Në video-material nuk paraqiten pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

FATBARDH DEMA

Llogaria në TikTok me emrin “kijameti2024” ka publikuar me datë 28 korrik një video-material të shkurtër (13 sekonda), në të cilën shihen disa pjesëtarë të veshur me uniforma ushtarake duke gjuajtur me armë.

Llogaria e lartcekur, pretendon rrejshëm se video paraqet pjesëtarët e Njëjsisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërejtur se në helmetën e njërit prej tyre vërehet qartë flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).


Vegëza e postimit të publikuar në TikTok nga llogaria “kijameti2024”:

https://www.tiktok.com/@kijameti2024/video/7260893210019466523

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë video të publikuar në TikTok me datë 13 korrik nga një llogari tjetër “iflguns2.0”, në të cilën dëgjohet njëri nga ushtarët duke dhënë urdhër në gjuhën angleze për gjuajtje. (shih këtu)


Llogaria “kijameti2024” duket se ka larguar zërin e ushtarit që jep urdhër në gjuhën angleze, të cilin e ka zëvendësuar me një melodi muzikore.

Përveç këtij fakti, në video-material shihet edhe flamuri amerikan në helmetën e njërit nga pjesëtarët. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se video-materiali i publikuar në TikTok nuk paraqet pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës, siç pretendohet.

I njëjti video-material është gjetur i publikuar në TikTok nga një llogari tjetër me përmbajtje në gjuhën angleze, në të cilën dëgjohet zëri i njërit nga ushtarët duke dhënë urdhër në gjuhën angleze për gjuajtje me armë.

Gjithashtu, në këto pamjet vërehet edhe detaji tjetër, flamuri i SHBA-ve në helmetën e njërit nga personat e paraqitur në video.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim përmes video-materialit si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere