Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l… Të fundit | Pretendim i pakonfirmuar se gjashtë futbollistë të tjerë do ta bojkotojnë K… Të fundit | Pretendohet pa bazë se vetëm dy nga ish-krerët e UÇK-së do të lirohen më 16… Të fundit | Deklarata e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm si “lajmi i fund… Të fundit | Çka dihet për pretendimin se mjete ushtarake serbe po lëvizin drejt kufirit… Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova
[ ARTIKULLI ]

Nuk argumentohet pretendimi për prezencë të grupeve kriminale ruse në veri

HIBRID

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar dje (19 qershor) një artikull me pretendimin se “grupe kriminale ruse ‘pushtojnë’ veriun”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se këtë pretendim, ky portal e ka ngritur duke u bazuar në një fotografi, në të cilën shihen tre persona duke ecur në rrugë, që sipas autorit fotoja është realizuar në veri të Kosovës.

Megjithatë, në përmbajtje të artikullit nuk jepen të dhëna shtesë apo fakte që mbështesin pretendimin e bërë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosovapost.net”:

https://kosovapost.net/https-kosovapost-net-wp-admin-post-phppost453300actioneditmessage6/?fbclid=IwAR32mfIrfEynqRYmUY6ChudzppsnVjNceGvADGEMvilNUF1zMA8VrsC4cn8


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosovapost.net”:

Përderisa përshkallzimi i situatës sa vjen e shtohet, në kuadër të luftës së saj hibrite, Serbia në vijmësi po rekruton grupe kriminale nga Rusia dhe vende të tjera satelite të saja.

Një grup i tillë, i cili besohet se ka ardhur për t’u dalur në ndihmë grupeve kriminale serbe në agjenda destabilizues, është parë sot në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Sipas dëshmitarëve, personat në fjalë, anipse të ardhur përmes linjës së Beogradit, të njëjtit  dëgjoheshin teksa flisnin në gjuhën ruse.


Përveç përmes fotografisë, portali i lartcekur këtë pretendim mundohet ta argumentojë me faktin se personat e shfaqur në imazh, janë dëgjuar duke folur rusisht.

Megjithatë, pretendimi që këta persona janë dëgjuar të flasin në gjuhën ruse, nuk e argumenton faktin që ata janë pjesë e grupeve kriminale ruse.

Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se artikulli i publikuar nga “Kosovapost.net” nuk ofron fakte apo të dhëna shtesë që argumentojnë pretendimin se “grupe kriminale ruse ‘pushtojnë’ veriun”.

Duke u bazuar vetëm në një fotografi, si dhe në pretendimin se personat në imazh ishin dëgjuar duke folur rusisht, kjo nuk i bënë ata pjesë të grupeve kriminale ruse. Ky artikull është vlerësuar si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.


Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere