Të fundit | Pretendim i pakonfimuar se Kurti i kërkoi Bondsteel-it të paguajë qira Të fundit | Narrativa serbe se  Kurti do ta ndërtojë fushatën në “politikë anti-serbe”,… Të fundit | Profilet e rreme online si sulm kibernetik apo manipulim digjital i opinion… Të fundit | Himni i BE-së në videon e Kurtit paraqitet rrejshëm si himni i Maqedonisë s… Të fundit | Pretendim i rremë se gazetari gjerman Tiede ka bërë deklaratë për Kurtin dh… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se u realizua një sondazh në Prishtinë për partitë pol… Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme dhe dezinformata për zgjedhjet dhe figura… Të fundit | Pretendim i rremë se pensionistëve do t’u ndahen nga 100 euro Të fundit | Konkurs i rremë pune Të fundit | Narrativa për “politikë antiserbe” dhe “fajësimin kolektiv të serbëve” në p…
[ ARTIKULLI ]

Nuk do të ketë mbyllje totale të gastronomisë

HIBRID

Portali i dyshimtë “a-press.info” ka publikuar një artikull që pretendon rrejshëm se kafenetë në Maqedoninë e Veriut do të mbyllen si pasojë e COVID-19.

Hibrid.info ka kontrolluar faktet, dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe i njëjti nuk përputhet me tekstin e përmbajtjes. Lajmi ka të bëjë me miratimin e masave të reja anti-Covid nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ku “nga data 16 gusht, puna dhe organizimi i çdo lloji evenimenti të brendshëm në të gjitha objektet hotelierike dhe kafeteritë është i ndaluar për personat që nuk kanë marrë të paktën një dozë vaksine në Maqedoni të Veriut”.

Pra, nuk do të ketë mbyllje totale të kafeterive, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “a-press.info”:

Miratohen masat e reja antlC0VlD në Maqedoni, nga kjo datë mbyllen kafenetë..

Nga 16 gusht, puna dhe organizimi i çdo lloji evenimenti të brendshme në të gjitha objektet hotelierike dhe kafeteritë është i ndaluar për personat që nuk kanë marrë të pa.ktën një d.ozë va.ksine në Maqedoni të Veriut.

Certifikatat do të kontrollohen nga shërbimi i sigurisë dhe kjo masë do të jetë e vlefshme për pjesëmarrjen në çdo lloj objekti, përfshirë objektet e hotelierisë, ku ka më shumë se 30 persona të pranishëm dhe do të jenë të vlefshme për pjesëmarrjen në festa, koncerte, seminare, trajnime, punëtori, konferenca, ngjarje kulturore ose sportive.

Vegëza e artikullit të publikuar në “a-press.info”:

https://a-press.info/miratohen-masat-e-reja-antlc0vld-ne-maqedoni-nga-kjo-date-mbyllen-kafenete/?fbclid=IwAR0Y7ZnwngNYbadzB6p1w5KaeiHTb68KiMQfx62jOgwIt8eMAoWUT0v9FLA

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook pas mbledhjes së qeverisë, ka njoftuar për hyrjen në fuqi të këtyre masave të reja.

“Deri më 15 gusht, të gjitha objektet e hotelierisë të regjistruara për festimet lejohen të punojnë në ambiente të mbyllura, vetëm në përputhje me masat Covid-19, me kapacitet deri në 40% të ambientit dhe një maksimum prej 250 mysafirësh, sipas protokolleve ekzistues në fuqi. Për klubet e natës (disko), kabaret, baret, ndalimi i punës në pjesën e mbyllur të objektit mbetet, përveç në pjesën e hapur (tarracat) me 50% të kapacitetit të hapësirës dhe një numër të kufizuar vizitorësh deri në 1 000 vizitorët, sipas protokolleve ekzistues”, njoftoi Zaev në profilin e tij zyrtar në Facebook.

https://www.facebook.com/zaevzoran/posts/10159891126997932


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar nga disa media online kredibile në gjuhën shqipe:

https://www.koha.net/bote/283384/miratohen-masat-e-reja-anticovid-ne-maqedoni-kafenete-e-mbyllura-per-te-pavaksinuarit/

https://news-tv.mk/nga-16-gushti-ska-dasma-ne-ambiente-te-mbyllura-ne-kafene-vetem-me-vertetim-se-jeni-te-vaksinuar/

Analiza:

Portali i dyshimtë “a-press.info” ka publikuar një artikull rreth masave të reja në Maqedoninë e Veriut, ku thuhet se nga data 16 gusht, personat që nuk kanë marrë të paktën një dozë vaksine në Maqedoni të Veriut nuk do t’u lejohet hyrja nëpër kafeteri dhe objekte hotelierike.

Por, këtij artikulli i është vënë titull i sajuar që pretendon se kafeteritë në këtë shtet do të mbyllen totalisht.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere