Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajm tërësisht i fabrikuar: Vuçiq nuk ka deklaruar se ka përkrahje nga Kurti

HIBRID

Portale të dyshimta dhe disa faqe në Facebook kanë publikuar një artikull me titull “Vucic: Falemnderit Albin Kurti qe po me ndihmon ne raport me serbet ne Kosove”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull dhe përmbajtje tërësisht të sajuar.

Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, dhe nuk ka arritur të gjejë artikullin e njëjtë apo të ngjashëm të publikuar në media kredibile në Kosovë.

Për këtë arsye është vërtetuar se ky artikull është i rremë, pasi që nuk është arritur të sigurohet asnjë pohim tillë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Pjesë nga përmbajtja e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta në gjuhën shqipe “thejournal24h.com” dhe “newsamar26.com”:

Aleksander Vucic ne intervisten e tij te fundit u shpreh qe eshte pikerisht Albin Kurti i cili po e ndihmon qe serbet te cilet jetojne ne Kosove te kene qasje me te mire ne raport me te dhe po bisedojme qe cdo dit te forcohemi edhe ne Kosove pasi qe e dijme qe ai vend na perket neve dhe kjo nuk e di kur do ndodhi por e di qe jemi ne tokat tona


Vegëzat e artikullit të publikuar në këto portale të dyshimta:

https://thejournal24h.com/vucic-falemnderit-albin-kurti-qe-po-me-ndihmon-ne-raport-me-serbet-ne-kosove/?fbclid=IwAR2wzkQhlkrkIE3ES4tPKJw8Qi2v6F1i-Ox1nRvv3alFbwgWwgRJtefu_54

https://newsamar26.com/2021/12/02/vucic-falemnderit-albin-kurti-qe-po-me-ndihmon-ne-raport-me-serbet-ne-kosove/?fbclid=IwAR3GbU5hA9BIwbFy8Q_dvCRMJHSPqwq7qd4HB14jT3MH_SsfP6hekMfVUgw

Këta artikuj përpos në këto portale të dyshimta, janë postuar edhe në Facebook nga faqet “Gazeta Aktive” dhe “Shigjeta.tv” të cilat numërojnë mbi 90 mijë ndjeksë, e tjetra mbi 50 mijë sosh.

Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit të publikuar nga këto faqe në rrjetin social Facebook.

https://www.facebook.com/shigjeta.tv/

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/268522005317824


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull se gjoja presidenti serb Vuçiq ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pasi ky i fundit po e ndihmon atë në raport me serbët e Kosovës.

Ky artikull rezulton të jetë i tëri i sajuar, pasi nga hulumtimi i kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë lajm i tillë i publikuar në mediat kredibile në vendin tonë si dhe në serbe.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, ky artikull merr vlerësimin si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere