[email protected]
Nuk është e vërtetë se Turqia ka dërguar trupa ushtarake në Jerusalem
shape
shape
shape

Faqe, profile dhe grupe në rrjete sociale kanë shpërndarë fotografi të montuara, me pretendimin e rremë për të paraqitur trupa ushtarake me flamuj të Turqisë, pranë xhamisë “Al Aksa” në Jerusalem.

E njëjta fotomontazh është publikuar edhe në disa grupe në gjuhën shqipe. Mirëpo, nga hulumtimi i bërë nga hibrid.info në makina e kërkimit “Google”, është kuptuar se ky postim është shpërndarë nga disa profile më emra turq në Twitter dhe në platforma tjera sociale.

Në një postim të kësaj fotografie nga një grup në gjuhën shqipe i quajtur “Universal” është vendosur një mbishkrim “Forcat Turke tani kan nën kontroll gjithqka! #Shperndajeni”, duke aluduar se forcat turke kanë hyrë brenda territorit që kontrollohet nga izraelitët, pra në Jerusalem.

Ky postim është bërë në kohën kur po zhvillohen sulme të ndërsjella në mes të grupit militant palestinez “Hamas” dhe forcave të sigurisë së Izraelit.

Postimi i grupit Universal në Facebook:

https://www.facebook.com/universalinffo/photos/a.2305412436410374/3013044972313780/


Përveç këtij grupi, e njëjta fotografi është shpërndarë edhe nga disa profile në rrjete tjera sociale, kryesisht në Twitter, që mbajnë emra dhe simbole tjera turke. Në bazë të asaj që tregon Google, postimi i parë i kësaj fotografie është bërë para 24 orëve, pra 4 orë para postimit të grupit Universal në Facebook, nga një profil të një personi në Twitter që duket se ka emër turk. Mirëpo, njëri nga profilet që kanë shpërndarë këtë fotografi, shihet se llogarinë e ka të hapur jashtë Turqisë, pasi që veglat e Twitter-it janë në gjuhën çeke.

Postimet e kësaj fotografie në rrjete sociale nga profile që dyshohet të jenë turke:


Mirëpo, ky pretendim rezulton të jetë i rremë edhe nga përmbajtja, pasi që bazuar në zhvillimet e fundit, Turqia nuk ka dërguar trupa ushtarak në Jerusalem, për ta ruajtur xhaminë ikonike “Al Aksa”. Përveç shqetësimeve dhe kritikave të ngritura nga zyrtarë të lartë turq, përfshi edhe presidentin Recep Tayip Erdogan, në drejtim të autoriteteve izraelite, vendim për dërgim të trupave ushtarake në Izrael, nuk ka pasur.

https://www.trt.net.tr/shqip/turqia/2021/05/10/turqia-paralajmeron-izraelin-ndal-urgjentisht-dhunen-ndaj-palestinezeve-te-pambrojtur-1637429?fbclid=IwAR1CqG6Dq6RpAPZvu7j07QLenoqoOXUlmF7Xl6be_yeApI1X4vW3nNLW580


Fakt tjetër që mohon vërtetësinë e kësaj fotografie është se në Jerusalem, përveç mbështetjes civile, nuk ka prezencë të rregullt ushtarake tjetër ndërkombëtare, përveç asaj vendore të Izraelit.

https://en.wikipedia.org/wiki/Status_of_Jerusalem


Analiza:

Hibrid.info, në bazë të fakteve të kontrolluara dhe verifikuar, ka konstatuar se kjo fotografi është montazh, pra nuk ka prezencë të trupave turke në Jerusalem. Këtë e dëshmojnë disa fakte të prezantuara më lartë, siç janë lajmet që vërtetojnë zhvillimet e fundit politike si dhe statusi i Jerusalemit.

Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë fotografi dhe përmbajtjen e postuar nga këto profile si “dezinformatë”, duke qenë se e njëjta mund të ndikojë tek lexuesit, pasi që është shpërndarë dhe pëlqyer disa herë.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others