Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se cili vend dëshiron të vendosë ligjin mbi ushqimet e pashitura

HIBRID

Portali informativ “gazeta-shqip.com” ka publikuar dje (06 korrik) artikullin me titull “Nisma e re: Supermarketet do detyrohen me ligj të dhurojnë ushqimet e pashitura”.

Me verifikimin e fakteve të kryer nga hibrid.info, vërtetohet se titulli nuk e qartëson se për cilin vend vlen nisma e re e paralajmëruar për markete, çka e bën atë titull përgjithësues.

Pas klikimit të vegëzës së artikullit atëherë lajmi qartësohet në pjesën e përmbajtjes ku thuhet se: “Rajoni i Brukselit dëshiron të vendosë detyrime ligjore për supermarketet e mëdha që të dhurojnë ushqimet e pashitura”.

Nga kjo fjali e artikullit kuptohet se kemi të bëjmë me ligj për supermarketet, i cili do të vlejë për rajonin e Brukselit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “gazeta-shqip.com”:

https://www.gazeta-shqip.com/bota/nisma-e-re-supermarketet-do-detyrohen-me-ligj-te-dhurojne-ushqimet-e-pashit-i1226933?fbclid=IwAR28u8yXJAzJAPeJIm68s1aEt9xYpcTPRDLxWdE60093zxMwfVGxGkZtnjw


Një tjetër arsye që e bën titullin përgjithësues është edhe adresa e portalit informativ në seksionin “TE DHENAT PERSONALE”e cila shfaqet të jetë në Tiranë. (shih këtu)

Andaj edhe çdo mos saktësim i vendit se ku ka ndodhur lajmi, le hapësirë për dezinformim se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Shqipëri.

Hibrid.info ka gjetur edhe artikullin origjinal nga transmetuesi ndërkombëtar, Deutsche Welle (DW), prej të cilit është marrë artikulli, ku flitet për ligjin për dhurimin e ushqimeve të pashitura nga marketet (shih këtu).


Analiza:

Pas verifikimit e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se mediumi “Gazeta Shqip” ka publikuar një artikull lidhur me një ligj për të cilin pritet t’i detyrojë marketet në rajonin e Brukselit, që t’i dhurojnë ushqimet e pashitura. Por në titulli nuk e sqaron se për cilin vend bën fjalë lajmi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere