[email protected]
Pretendim i rremë se audio-incizimi paraqet bisedën e policëve të Kosovës për njërin nga sulmuesit e plagosur
shape
shape
shape

Mediumi në gjuhën serbe “Kosovo Online” ka publikuar dje (24 shtator) një audio-incizim, sipas tyre, i bisedës së policëve të Kosovës për serbin e plagosur, të cilin e ka përmendur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në konferencë për media dje në mbrëmje (24 shtator).

Nëpërmjet këtij audio incizimi, mediumi në fjale dhe Vuçiq, pretendojnë se bëhet fjalë për një bisedë të policëve të Kosovës për njërin nga serbët e plagosur gjatë zhvillimeve të djeshme, duke pretenduar se ndihma për të lënduarit është lënë me qëllim, pasi një polic shqipton fjalinë: “Edhe sikur të vdesë, asgjë”.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur se nuk dihet ndërmjet kujt zhvillohet biseda, si dhe në shqip nuk thuhet “edhe sikur të vdes, asgjë”.

Vegëza e audio-inçizimit të publikuar në Kosovo Online:

https://www.kosovo-online.com/en/news/politics/audio-recording-kosovo-policemens-conversation-about-wounded-serb-even-if-he-dies

Vegëza e artikujve të publikuar nga konferenca e Vuçiq:

https://24sedam.rs/politika/vesti/246099/vucic-o-transkriptu-audio-zapisa-kurtijevih-policajaca/vest

https://www.espreso.co.rs/vesti/politika/1373985/predsednik-vucic-procitao-reci-kurtijevih-policajaca


Gjatë konferencës për shtyp ditën e djeshme, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se kanë një audio-përgjim që sipas tij provonte se forcat e policisë së Kosovës i kanë lënë qëllimisht të vdesin serbët në veri. Vuçiç tha se: “Ne ndoqëm atë që po bënte policia shqiptare, për një person pyetja është nëse ka shpëtuar, sepse nuk kanë dashur ta ndihmojnë. Kemi një regjistrim zanor ku policët shqiptarë qeshin dhe thonë se nuk kemi pse ta ndihmojmë. Le të vdesë”.

Në mbrëmje mediat serbe publikuan një audio-përgjim vetëm 4 sekonda.

Sipas përkthimit të mediumit në gjuhën serbe, polici thotë: “Adem, Adem mos u shqetëso”, dhe më pas thotë: “Dhe nëse ai vdes, s’ka asgjë”.

Në fakt, në të dëgjohet një zë në shqip që thotë: “Adem! Adem lajmërohu! dhe sërish “Adem (s’dëgjohet) lajmërohu”.

Edhe pse pretendohet se është bisedës në mes pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nuk dihet se ndërmjet kujt zhvillohet biseda, sepse nuk ofrohen fakte. Për më tepër, në rergulloren për personel dhe administratë e Policisë së Kosovës, në Nenin 205 pika 2, rreth përdorimit të radiove dhe komunikimit thuhet: “Nuk lejohet që personeli i Policisë gjatë komunikimit në radio të thirren me emra apo me numër të KI-së, por në bazë të thirrjes të paracaktuar, përveç atëherë kur një zyrtar policor është jashtë detyre dhe raporton një angazhim të tij në ndonjë rast.

Po ashtu, zëri në shqip nuk nënkupton atë  që pretendojnë mediat në gjuhën serbe.


Analiza:

Faktet tregojnë se audio-incizimi i publikuar nga mediumi në gjuhën serbe dhe i përfolur nga presidenti Vuçiq në konferencë për media, nuk vërtetohet që është bisedë ndërmjet pjesëtarëve të Policisë së Kosovës lidhur me njërin nga sulmuesit e plagosur, dhe nuk nënkupton se ndihma për të lënduarit është lënë me qëllim, pasi një polic shqipton fjalinë: “Edhe sikur të vdesë, asgjë”.

Në bisedën në gjuhën shqipe thuhet: “Adem! Adem lajmërohu! dhe sërish “Adem (s’dëgjohet) lajmërohu”.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others