Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Ambasadori gjerman nuk ka thënë se këtë vit do të liberalizohen vizat për Kosovën

HIBRID

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (23 shtator) një artikull me titull “Ambasadori gjerman: Liberalizimi i vizave për Kosovën këtë vit!”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i shkruar gabim.

Në përmbajtje të artikullit gjendet pjesë nga intervista e ambasadorit gjerman në Kosovë, Joern Rohde, dhënë për emisionin “Info Plus” në RTK.

Rohde i pyetur për liberalizimin e vizave, ishte përgjigjur shkurt: “them se po, do të zgjidhet kjo çështje në shkurt e mars”.

Pra, ambasadori gjerman nuk ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit, siç pretendohet gabimisht në titullin e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/643604/ambasadori-gjerman-liberalizimi-i-vizave-per-kosoven-kete-vit/?fbclid=IwAR0UAdgSO2qYzwcRyc4F3xEQwkUUjWiyoRIRmWtKfOwuoNKi9i-0iKXfqxc


Pjesë nga artikulli i publikuar në “Kosova-sot.info”:

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka treguar se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën.

I pyetur nëse do të hiqen regjimi i vizave në fillim të vitit të ardhshëm; konkretisht në muajt shkurt ose mars, Rohde dha një përgjigje të shkurtër por pozitive.

“Përgjigja më e shkurtë nga pikëpamja e tanishme është po”, tha a.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në portalin “rtklive.com”. Intervistën e plotë të ambasadorit Rohde dhënë për emisionin “Info Plus” në RTK mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me disa pjesë nga intervista e ambasadorit gjerman në Kosovë dhënë për RTK-në, i cili ishte shprehur se çështja e liberalizimit të vizave do të zgjidhet në shkurt e mars.

Mirëpo, ky portal i lartcekur në titull duket se gabimisht ka pretenduar se ambasadori gjerman ka premtuar se vizat do të hiqen këtë vit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere