[email protected]
Policia demanton pretendimin se një qytetar serb është larguar me dhunë nga vetura
shape
shape
shape

Policia e Kosovës ka demantuar lajmin e publikuar nga portali në gjuhën serbe “Kosovo-online.com”, ku raportohet se në Bërnjak është paraqitur një situatë dramatike, pasi që siç thuhet, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë tentuar të nxjerrin nga vetura një person dhe KFOR-i e ka parandaluar incidentin.

“Kosovo-online.com” publikoi artikullin me pretendimin se policia e Kosovës kërkoi që një qytetar me kombësi serbe që të zbresë nga makina dhe të heqë targën serbe “KM” (Kosovska Mitrovica), veprim të cilin thuhet se ai refuzoi ta bënte dhe, si rezultat, pjesëtarët e Policisë së Kosovës filluan ta nxjerrin atë me dhunë nga vetura.

Mirëpo, ishte Policia e Kosovës që përmes rrjetit social Facebook demantoi një gjë të tillë, duke thënë: “me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimin tendencioz dhe të pavërtetë të publikuar në mediumin serb kosovo-online, se kinse në Bërnjak është paraqitur një situatë dramatike, ku kinse pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë tentuar të nxjerrin nga vetura një person dhe  KFOR e ka parandaluar incidentin”.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin në gjuhën serbe “Kosovo-online.com”:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/dramaticno-na-brnjaku-specijalci-pokusali-da-izvuku-srbina-iz-kola-kfor-sprecio?fbclid=IwAR3iBkm1nL7AEl4UA49Bb69KwJp2SfJDol2ko8jkkYcR_GucBVRppdL8D5Q


Pjesë të artikullit të përkthyer në gjuhën shqipe:

Ndërkohë, situata në Bërnjak është tensionuar jashtëzakonisht shumë, raporton reporteri i “Kosovo-online”. Incidenti ndodhi kur pjesëtarët e njësisë speciale të policisë u përpoqën të nxirrnin me forcë një shofer nga një makinë me targa KM.

Dramatike në Bërnjak: Forcat speciale u përpoqën të nxirrnin një serb nga vetura, KFOR parandaloi incidentin

Ata do të kishin sukses në këtë nëse patrulla e KFOR -it, e cila ishte atje në atë kohë, nuk do të kishte ndërhyrë.


Mirëpo këtë pretendim të ngritur nga portali informativ në gjuhën serbe “Kosovo-online.com”, e ka demantuar Policia e Kosovës.

Më poshtë mund të gjeni demantin e bërë nga Policia e Kosovës, ku ndër të tjerash thuhet se “Referuar informacioneve zyrtare, të verifikuara mirë dhe saktë nga terreni, një rast i tillë nuk ka ndodhur fare, jo vetëm në pikën kufitare në Bërnjak por as edhe në ndonjë lokacion apo pikë tjetër kufitare, andaj kjo është vetëm një informatë e pavërtetë dhe  tendencioze”.

Demanti i bërë nga Policia e Kosovës:

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4500161590044342


Analiza:

Portali në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” ka publikuar një artikull përmes së cilit është pretenduar se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë përdorur dhunë ndaj një qytetari të komunitetit serb në Kosovë.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Policisë së Kosovës, ku e demantojnë këtë lajm duke thënë se një rast i tillë nuk ka ndodhur fare, jo vetëm në pikën kufitare në Bërnjak por as edhe në ndonjë lokacion apo pikë tjetër kufitare, andaj kjo është vetëm një informatë e pavërtetë dhe  tendencioze.

Duke qenë se mediumi në fjalë nuk ka arritur ta argumentoj pretendimin e bërë me anë të ndonjë prove apo dëshmie, përveç shkrimit që thirret në burime të pa konfirmuara nga terreni. Si rezultat i mungesës së argumentimit dhe demantit të bërë nga Policia e Kosovës, metodologjia e hibrid.info e vlerëson këtë vetëm si “demant”, pasi që dëshmitë dhe provat nuk janë paraqitur për momentin nga autori i artikullit, ndonëse të njëjtat mund të publikohen më vonë.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Demantim” është një vlerësim shtesë, i cili jepet në rastet kur media përcakton se përmbajtja e publikuar është në njërën prej kategorive të mësipërme të vlerësimeve negative, dhe në përputhje me këtë njohuri e mohon atë 1) në përputhje me faktet 2) në mënyrë të dukshme, në përputhje me parimet e botimit të mohimeve.

Media që kanë publikuar përmbajtjen origjinale të kontrolluar, nëse ata kanë publikuar informacione të kontaktit në faqet e tyre, gjithmonë do të kontaktohen për të komentuar pretendime që dëshmojnë të diskutueshme, duke i dhënë secilit prej tyre mundësinë për të korrigjuar gabimet në këtë mënyrë. Në raste të tilla, analiza e publikuar në platformën hibrid.info do të tregojë më tej se përmbajtja e vlerësuar u mohua më pas.

Share With Others