Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi i rremë se Kosovës do t’i dhurohen 4 helikopterë nga SHBA, vazhdon të shpërndahet nga portalet e dyshimta

HIBRID

Artikulli me titull “Ushtria e Kosovës do të pajiset edhe me 4 Helikopter, ky donacion nga Ushtria Amerikane” është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “thenews48hr.com”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, nga ku është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i vitit 2020, ndërsa titulli është i sajuar.

Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (maj 2020), atëkohë kur komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, kishte deklaruar se pos pajisjeve të blinduara, tani Ushtria e Kosovës po mendon të krijojë edhe flotë ajrore, duke u pajisur me helikopterë.

Pra, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë këtë lajm si aktual, duke pretenduar rrejshëm në titull se 4 helikopterë kanë për t’iu dhënë Ushtrisë së Kosovës, si donacion nga ushtria amerikane.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “thenews48hr.com”:

https://thenews48hr.com/2022/03/27/ushtria-e-kosoves-do-te-pajiset-edhe-me-4-helikopter-ky-donacion-nga-ushtria-amerikane/?fbclid=IwAR1TVu2TVTG_KXl2oODsB4MFLt_5yeNQkPeYS5OE_eYY-5Pn8dJCg7pnkg8

Artikulli me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Arbëria”, e cila numëron mbi 150 mijë ndjekës. (shih këtu)


Nuk është hera e parë që ky artikull shpërndahet nga portale të dyshimta, pasi i njëjti ishte publikuar edhe në tetor të vitit 2021, që poashtu edhe atëherë ishte verifikuar nga stafi i hibrid.info. (shih këtu)


Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (26 maj 2020) në disa media online në gjuhën shqipe. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “thenews48hr.com” ka publikuar një artikull të vjetër, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke i vënë titull të rremë se Ushtria e Kosovës do të pajiset me 4 helikopterë, të cilët do të jenë donacion nga Ushtria amerikane.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere