Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka fakt se shqiptarët u përfshinë në përleshjen me thika në Bolzano

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi     

Publikohet një video-material që shfaq pamje të një momenti të një përleshjeje të disa personave me thika të mëdha (anglisht – machete) në një rrugë të Bolzanos në Itali.

Kjo video është publikuar dje (26 maj) në platformën “X” nga llogaria me emrin ”vukfenix”, me pretendimin në gjuhën angleze se personat e përfshirë në incident janë të nacionalitetit arab (i ka bashkangjitur flamurin sirian) dhe shqiptar.

Por, cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se të gjithë personat e implikuar në përplasjen fizike i përkasin kombësisë marokene.


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar të kërkimit “InVID”, hibrid.info ka gjetur se kjo video është publikuar më 25 maj nga disa publikues në gjuhën italiane (shih këtu dhe këtu). Në këto publikime raportohet se bëhet fjalë për përleshje fizike të emigrantëve në Bolzano të Italisë, por nuk saktësohet kombësia e tyre.

Hibrid.info ka kontrolluar edhe nëpërmjet motorit të kërkimit “Google” dhe ka gjetur një artikull në gjuhën italiane për incidentin. Mediumi në gjuhën italiane “stoli.it” që pretendon se ishte i pari që publikoi videon, ka raportuar se të shtunën (24 maj) kanë ndodhur dy përleshje të ngjashme në Bolzano të Italisë.

Në këtë artikull raportohet se Policia italiane në dy përleshje ka identifikuar tetë persona, që i përkasin nacionalitetit maroken (shih këtu).

Çka do të thotë se nuk ka konfirmim zyrtar që kishte persona të kombësisë shqiptare apo siriane (siç tregon flamuri i vendosur në mbishkrim) në incidentin në fjalë.


Analiza

Pretendimi se në përleshjen e ndodhur në Bolzano kanë qenë të përfshirë persona të kombësisë shqiptare nuk qëndron.

Kjo për faktin se, sipas raportimeve zyrtare të Policisë italiane të publikuara në një media lokale në gjuhën italiane, të gjithë personat e identifikuar si të përfshirë në dy përleshjet janë të kombësisë marokene, ndërsa nuk ka asnjë konfirmim për përfshirjen e shtetasve shqiptarë.

Bazuar në metodologjinë e vlerësimit, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si, “Dezinformatë”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere