Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë…
[ ARTIKULLI ]

Media ruse pretendon rrejshëm se Marta Kos e uroi Kurtin para numërimit të votave

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

DEZINFORMATË

Pretendimi se Marta Kos e uroi Albin Kurtin para numërimit të votave është i rremë. Urimi erdhi pas rezultateve preliminare.

Media në gjuhën ruse “politnavigator.net” ka publikuar të martën (9 qershor) një artikull me pretendimin se komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit, para se të fillonte numërimi i votave.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info u vërtetua se ky pretendim është i rremë.


Pjesë nga artikulli i publikuar nga “politanvigator.net”, i përkthyer në shqip:

Eurokomisionerja nxitoi ta urojë homologun e saj kosovar për fitoren edhe para fillimit të numërimit të votave

Në Kosovë, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme “parlamentare”, sapo ka filluar numërimi i votave, ndërsa Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tashmë ka shpallur fituesin.

Sipas saj, fitues është kryeministri aktual me mandat teknik dhe lideri i partisë “Vetëvendosje!” si dhe iniciatori i përndjekjeve antiserbe, Albin Kurti, transmeton korrespondenti i “PolitNavigator”.


FAKTET

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të dielën (7 qershor) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për pothuajse të gjitha komunat.

Nga rezultatet preliminare të 99.40% të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje printe me 42.92%, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.06%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.61%, Aleanca me 7.17% dhe Lista Serbe me 6.17% (shih këtu)


Ndërsa, Marta Kos, të hënën (8 qershor) përmes llogarisë së saj zyrtare në X ka uruar Kurtin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje (shih këtu).


Postimi i Marta Kos


Kjo tregon se urimi nuk është bërë para numërimit të votave, siç pretendohet në artikull.


Artikulli i publikuar nga media në rusisht “politnavigator.net” më pas u shpërnda edhe në rrjetin propagandistik rus “Pravda” në gjuhën shqipe (shih këtu).


Rreth mediumit rus “politnavigator.net”

Organizata monitoruese e mediave Media Bias/Fact Check e vlerëson PolitNavigator si media me besueshmëri të ulët, raportim të përzier, promovim të propagandës pro-ruse, e probleme me transparencën, burimet dhe përhapjen e narrativave propagandistike (shih këtu).


Analiza

Pretendimi i publikuar nga media ruse “PolitNavigator” se komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhje para fillimit të numërimit të votave, është i rremë.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve ishin publikuar nga KQZ-ja më 7 qershor dhe tregonin epërsinë e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa urimi i Marta Kos u publikua një ditë më vonë, më 8 qershor.

Pretendimi është shpërndarë më pas edhe nga rrjeti propagandistik rus “Pravda” në gjuhën shqipe.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere