Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Vendoset titull i rremë për të nxitur lexuesit të klikojnë reklamën brenda tekstit

HIBRID

Portali i dyshimtë “Valetal.info” vazhdon të publikojë tekste të rreme. Në publikimin e radhës të kësaj ueb-faqe, në titullin e të cilit thuhet se “virusi Korona do t’i fuqizojë këto shpezë dhe bota do të jetë drejtë fundit?”, synohet të përhapet edhe një dezinformatë e radhës.

Titulli i këtij artikulli nuk përputhet fare me përmbajtjen e tekstit. Titulli hiperbolizon një çështje inekzistente gjoja se virusi, siç shkruan po i “fuqizon” disa lloje të shpezëve, ndërsa brenda në tekst flitet për shtimin e numrit të karkalecave dhe dëmet që ata mund t’i shkaktojnë.

Teksti origjinal i publikuar nga valetal.info:

Për mijëra vjet, grupe të mëdha karkalecash kanë terrorizuar civilizimet, si ato të zhdukura, por edhe ato moderne.

Tufat e karkalecave si murtaja biblike, janë të afta të shkatërrojnë të gjitha fushat me të mbjella në vetëm disa minuta, shpesh duke çuar në mungesa ushqimi. Megjithatë, shkenca është në gjurmët e një zbulimi revolucionar. / Ju ftojmë që të hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamje ekskluzive!

Vegza e artikullit të valetal.info:

https://valetal.info/hs/?p=7668&fbclid=IwAR3q_BlWOiKGw9wBgiV-3NRMehifxl1r1fdeJDj6N4lWka3jbS18GP4C7HQ

Siç mund të vërehet, përmbajtja e tekstit nuk ndërlidhet fare me shpezë dhe virusin Korona, por me një temë krejtësisht tjetër. Titulli i këtij teksti është vënë në atë mënyrë që të intrigojë lexuesit që ta hapin artikullin e plotë për të klikuar në reklamën e vendosur në fund të tekstit.

Teksti i publikuar në brendi të artikullit, është marr pjesërisht nga një lajm tjetër i publikuar nga disa media shqip të Kosovës me titull “Shkencëtarët zbulojnë si ta shpëtojnë njerëzimin nga hija e errët”, ku shpjegohet për dëmet që mund t’i shkaktojnë tufat e karkalecave. Megjithatë, edhe në artikullin e publikuar nga mediat tjera për “dëmet e karkalecave” nuk paraqiten fakte të bazuar në ndonjë hulumtim. Mirëpo, hibrid.info në këtë rast do të bëjë kontroll të fakteve vetëm për artikullin e publikuar nga valetal.info.

Vegza e mediave që publikuan artikullin për “dëmet nga karkalecat”:

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=457208

https://kosovapress.com/shkencetaret-zbulojne-si-ta-shpetojne-njerezimin-nga-hija-e-erret-qe-ka-zhdukur-shume-civilizime/


Analiza:

Duke qenë se titulli është i pavërtetë dhe nuk përkon me përmbajtjen, ky artikull mund të kategorizohet si “dezinformatë”. I njëjti kategorizohet edhe si “clickbait” pasi që ka për qëllim që të nxis lexuesit të hapin artikullin dhe të klikojnë në reklamë, të vendosur në fund të tekstit, e cila sjell përfitime për poseduesit e kësaj ueb-faqe.


Arsyetimi:

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait

” Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere