Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka fakte se Kelmendin “nuk e kanë votuar punëtorët e tij”

HIBRID

Portali “gazetainfokus.com” ka publikuar një artikull me titull “Ramiz Kelmendin nuk e votojnë as punëtoret e tij”.

Titulli i këtij artikulli është tendencioz dhe nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit.

Në përmbajtje është trajtuar numri i votave që pronari i kompanisë ‘Elkos’, Ramiz Kelmendi, ka arritur t’i marr gjate zgjedhjeve të fundit, si kandidat Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke pretenduar të argumentohet se i njëjti nuk është votuar as nga të punësuarit në kompaninë e tij.

Pra, në këtë artikull nuk paraqitet asnjë fakt që e argumenton pretendimin e bërë përmes titullit, se punëtorët e Kelmendit nuk e votuan atë për t’u bërë deputet.

Teksti i artikullit të publikuar në “gazetainfokus.com”:

“Ramiz Kelmendin nuk e votojnë as punëtoret e tij”

Pavarësisht numrit të madh të punëtoreve që ka dhe shpresës që kishte se do te fitonte besimin e tyre, pronari i kompanisë ‘Elkos’, Ramiz Kelmendi, nuk ka arritur te siguroj votat e mjaftueshme për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus. Në rezultatet përfundimtare të publikuara nga KQZ-ja, Kelmendi ka marrë vetëm 4 mijë e 607 vota. Biznesmeni i njohur kosovar disa javë para zgjedhjeve kishte aderuar për herë të dytë në PDK, por kësaj radhe ai ka mbetur jashtë Kuvendit. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme PDK-ja ka arritur të fitoj 19 mandate./Gazeta inFokus/

Vegëza e artikullit të publikuar në “gazetainfokus.com”:

https://gazetainfokus.com/ramiz-kelmendin-nuk-e-votojne-as-punetoret-e-tij/?fbclid=IwAR1rPH7Ia0x1UkoqGx-Dn7PUBBMVROHZtW6aOqph_-zTGkUjaMObXV_1Hcs


Analiza:

Portali “gazetainfokus.com” ka pretenduar pa fakte se të punësuarit në ndërmarrjet e Ramiz Kelmendit nuk e kanë votuar atë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në artikull nuk është paraqitur asnjë e dhënë që argumenton se të punësuarit në kompaninë e Kelmendit, nuk e votuan atë për deputet. Argumentimi i këtij pretendimi edhe si i tillë është vështirë arritshëm, me qenë se sipas Ligjit për Zgjedhje në Kosovë, parashihet që votat e qytetarëve duhet të jenë të fshehta që tregon se identifikimi i votuesve është i kundërligjshëm. Për këtë arsye, titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “përmbajtje e pa verifikuar” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere