Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Imazhe të ushtarëve ukrainas pretendohet të paraqiten si të mercenarëve të grupit “Wagner” në Mitrovicë

FATBARDH DEMA

Llogaria në TikTok “kijameti2024” ka publikuar dje (1 qershor) një video-material të shkurtër (15 sekonda) me anë të së cilit pretendon se 120 pjesëtarë të grupit të mercenarëve rus “Wagner” kanë hyrë në Mitrovicë, duke aluduar në veri të Kosovës.

Në këtë video-material është vënë edhe një fotografi në të cilën paraqiten 4 ushtarë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer përmes “InVID”, është vërtetuar se ushtarët e paraqitur në këtë imazh janë ukrainas, si dhe fotografia është e vjetër.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “kijameti2024”:

https://www.tiktok.com/@kijameti2024/video/7239629734953454875

Ky video-material, deri në shkrimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë afër 30 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, nuk ka gjetur asnjë artikull të publikuar në mediat online, që është raportuar për hyrjen e pjesëtarëve të grupit mercenar rus “Wagner” në Kosovë.


Se ky pretendim i bërë nga llogaria e lartcekur nuk qëndron, e tregon edhe fakti se ushtarët e paraqitur në fotografi nuk janë pjesëtarë të “Wagner”, por janë ushtarë ukrainas.

Fotografia në fjalë është gjetur e publikuar në artikuj të datës 30 mars 2022 në disa mediume të huaja, me përshkrimin “Ushtarët ukrainas përgatiten për betejë në periferi të Lviv në perëndim të Ukrainës”, e realizuar nga AP  / NTB. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi për hyrjen e pjesëtarëve të grupit rus “Wagner” në Mitrovicë, është i rremë.

Gjithashtu, në fotografi nuk paraqiten mercenarët e këtij grupi rus, por janë ushtarët e Ukrainës. Po ashtu, kuptohet se imazhet e paraqitura në këtë fotografi, i korrespondojnë një ngjarjeje të vjetër, dhe është publikuar në muajin mars të vitit 2022 në disa artikuj të mediave të huaja.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere