[email protected]
Nuk ka rritje të çmimit të vajit siç pretendohet në titull, publikohet lajm i vjetër
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Banglacontent24.com” sot (4 gusht) ka publikuar një artikull në lidhje me rritjen e çmimit të vajit në Kosovë. Në artikull thuhet se, “në bazë të të dhënave të Agjencisë së Statistikave tek rubrika ‘çmimet ditore’ çmimi i vajit Floil është rrit për 7 centë”.

Nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar më 15 korrik të këtij viti, i bazuar në indeksin e çmimeve mesatare ditore për artikujt bazë të publikuara ato ditë nga ASK.

Por, ky portal i dyshimtë, ka publikuar këtë artikull të vjetër me pretendimin të paraqitjes si aktual.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimtë:

https://banglacontent24.com/sites/lajmi-i-fundit-shtrenjtohet-serish-vaji-per-gatim-ja-sa-ka-shkuar-cmimi-2/?fbclid=IwAR3KoHnjZxRrMEdVBl6_BiCuiAV6-2BvFYo9paSBwHak2PonErPjV8pWUNw
https://banglacontent24.com/sites/lajmi-i-fundit-shtrenjtohet-serish-vaji-per-gatim-ja-sa-ka-shkuar-cmimi-2/?fbclid=IwAR3KoHnjZxRrMEdVBl6_BiCuiAV6-2BvFYo9paSBwHak2PonErPjV8pWUNw

Pas hulumtimit të bërë përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (15 korrik) nga disa portale informative online në gjuhën shqipe, të cilat atëkohë kishin raportuar për rritje të çmimit të vajit në disa shitore. (shih këtu, këtu dhe këtu)

Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se kjo rritje e çmimit të vajit nuk është aktuale, hibrid.info ka hulumtuar lidhur me këtë çështje në ueb-faqen e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në kategorinë e çmimeve mesatare të artikujve. Nga të dhënat e publikuara në ASK, rezulton se  nuk ka pasur ngritje të çmimit të vajit këto ditë në Kosovë. (shih këtu)

Në këtë tabelë të ASK-së, bëhet e qartë se çmimi aktual (3 gusht) i “Vaj ushqimor luledielli – Floil, 1 lit” është 2.70 cent (shih këtu), që i bije se, në fakt, është më lirë se më 15 korrik (3 euro), kur edhe ishte publikuar lajmi.

Ndërkaq, të dhënat në të cilat është i bazuar artikulli i publikuar mbi rritjen e çmimit të vajit i takojnë datës 15 korrik, çmim të cilin e vërtetojnë të dhënat e publikuara në ASK. (shih këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të muajit prill lidhur me rritjen e çmimit të vajit, duke pretenduar ta paraqesin si aktual me ri-publikimin e tij më 4 gusht.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others