Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titull i sajuar: Nuk argumentohet pretendimi për aderimin e Ahmetit, Ymerit e Sejdiut në LDK

HIBRID

Portale të dyshimta në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull “EKSKLUZIVE: Shpend Ahmeti, Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu aderojne në LDK?”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që artikulli përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Këto portale ju kanë referuar urimeve të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe analistëve, Visar Ymeri e Dardan Sejdiu, të cilët e kanë uruar Lumir Abdixhikun për postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pra, në asnjë pjesë të përmbajtjes nuk argumentohet me fakte se kjo treshe ka mundësi të aderojë në LDK.

Teksti i artikullit të publikuar në portalet e dyshimta si “specialja.com” dhe “promakale.com”:

EKSKLUZIVE: Shpend Ahmeti, Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu aderojne në LDK?

A është kjo një shenjë që Shpend Ahmeti, Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu mund t’i bashkohen Abdixhikut në LDK?/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet. Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur dje (14 mars) kryetar Lumir Abdixhikun. Zgjedhja e kryetarit të ri, erdhi pas rezultatit tejet të dobët të kësaj partie ne zgjedhjet e fundit dhe rezultatit më të dobët në gjithë historinë e saj. Abdixhiku me t’u zgjedhur kryetar, mori urime të shumta nga politikanë, kryetarë komunash e analistë.Ndër ta, ishin edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe analistët Visar Ymeri e Dardan Sejdiu..

Vegëzat e artikullit të publikuar në këto portale të dyshimta:

https://specialja.com/shqip/2021/03/17/ekskluzive-shpend-ahmeti-visar-ymeri-dhe-dardan-sejdiu-aderojne-ne-ldk/?fbclid=IwAR3srETg40k3EMS4wfa9kqd4yeusvOLwYrbeBZnPeUbgaPPnojlxZXstsXg

https://promakale.com/2021/03/16/ekskluzive-shpend-ahmeti-visar-ymeri-dhe-dardan-sejdiu-aderojne-ne-ldk/


Analiza:

Këto portale kanë përdorur titull të sajuar për aderimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe analistëve, Visar Ymeri e Dardan Sejdiu, në LDK, duke u bazuar vetëm në urimin e tyre për Lumir Abdixhikun për postin e kryetarit të kësaj partie.

Me këtë titull, këto portale të dyshimta tërheqin lexuesit të klikojnë në artikull, duke mos ju ofruar atë që premtohet në titull.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky shkrim vlerësohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere