[email protected]
Në titull nuk qartësohet se në cilin vend do të pezullohen punonjësit shëndetësorë e pa vaksinuar
shape
shape
shape

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Mjekët dhe punonjësit shëndetësor të cilët nuk janë vaksinuar do të pezullohen me ligj”.

Me këtë titull të vendosur nga “kosova-sot.info”, nuk qartësohet se për cilin shtet bëhet fjalë. Ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, i cili ka të bëjë me një vendim institucional në Itali.

Autori i këtij artikulli, me këtë titull, tenton që t’i bëjë lexuesit të kuptojnë se lajmi ka të bëjë me mjekët dhe punëtorët shëndetësorë në Kosovë. Kjo mund t’i dezinformojë lexuesit, pasi që ky portal është kosovar dhe pjesën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Mjekët dhe punonjësit shëndetësorë, të cilët nuk janë vaksinuar do të pezullohen me ligj, është ky rregulli i vendosur së fundmi në Itali.

“Ne kemi dhënë indikacione për të gjitha urdhrat territoriale që, në prani të një vlerësimi nga ASL të punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar dhe mjekëve, të lënë profesionin e mjekut dhe veprimtarinë e tyre derisa të kenë kryer vaksinimin anti-Covid”, u shpreh presidenti i Federatës Kombëtare të Urdhrave Mjekësorë, Filippo Anelli.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/552614/mjeket-dhe-punonjesit-shendetesor-te-cilet-nuk-jane-vaksinuar-do-te-pezullohen-me-ligj/


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me shtetin e Italisë, ndërsa në titull nuk ka sqaruar se për cilin vend bëhet fjalë.

Me këtë titull, ky portal lë të kuptohet se artikulli ka të bëjë me Kosovën apo ndonjë vend shqipfolës, pasi dihet se shumica e lexuesve të këtij portali janë shqipfolës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të bërë nga hibrid.info, rezulton që ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others