[email protected]
Nuk ka vendim për shërbim ushtarak të obligueshëm
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” sot me datë 17 tetor ka publikuar një artikull me titull “Shërbimi ushtarak i obligueshëm – Ky është njoftimi i ri”.

Ky artikull ka titull të sajuar dhe përmbajtje të vjetër. Lajmi rreth shërbimit ushtarak të obligueshëm në Kosovë është i vjetër, ide e cila ishte shqyrtuar para disa muajsh.

Artikulli në këtë portal të dyshimtë përmban lajm të vjetër, duke ia ndryshuar titullin me qëllim që të krijojë idenë tek lexuesit se bëhet fjalë për një vendim të ri institucional.

Vegëza e artikullit të publikuar në GazetaProgresi.com:

https://gazetaprogresi.com/sherbimi-ushtarak-i-obligueshem-ky-eshte-njoftimi-i-ri/

Përmbajtja e këtij artikulli bazohet në lajmin e publikuar në qershor të këtij, duke iu referuar një deklarate të ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, lidhur me implikimet financiare të jetësimit të shërbimit ushtarak në Kosovë. Siç mund të vërehet, përmbajtja e lajmit nuk ndërlidhet fare me ndonjë vendim institucional për formimin e këtij shërbimi, duke qenë se Kastrati nuk është bartë ndonjë pozitë udhëheqëse dhe për faktin se deklarata e tij është më shumë në nivel analize.

Më poshtë mund t’i shihni disa vegëza nga mediat online që publikuan këtë artikull:

https://buletiniekonomik.com/index.php/2020/06/27/sa-do-ti-kushtonte-sherbimi-ushtarak-i-detyrueshem-kosoves-per-nje-vit/

 Analiza:

Artikulli i publikuar nga GazetaProgresi.com përmban titull të sajuar, ndërsa përmbajtja është e vjetër dhe që nuk i përgjigjet titullit. Pas verifikimit nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others