[email protected]
Vendimi për pensionistë nuk është bërë nga institucionet e Kosovës
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news31post.com” ka publikuar një artikull me titull “Merret VENDIMI! Prej tani, burrat dhe grate nga kjo moshe do daIin ne pension”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i publikuar në janar të vitit 2020 dhe ka të bëjë me pensionistët në Shqipëri.

Gjithashtu, ky artikull përmban fotografi jo adekuate, flamurin e Kosovës, që lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news31post.com”:

https://news31post.com/archive/1802/?fbclid=IwAR0Hxua4sgBQNrzRgYc7CwtLr9a3t88Pe4HRTdxWpVZwZbEd5Cq0nyA1FB8

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Express Gazeta” e cila numëron afër 70 mijë ndjekës (shih këtu).


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (2 janar 2020) nga televizioni në Shqipëri “Report TV”. (shih këtu).


Ky artikull është shpërndarë edhe në muajin tetor të vitit 2021 nga një portal tjetër i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe, i cili po ashtu është verifikuar nga stafi i Hibrid.info. (shih këtu).


Analiza:

Portali i dyshimtë “news31post.com” ka publikuar një artikull të vjetër, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Lajmi ka të bëjë me pensionistët në Shqipëri, dhe duke e ditur se ky portal shumicën e lajmeve i ka për Kosovën, atëherë shumë lehtë mund të dezinformohen lexuesit duke menduar se artikulli ka të bëjë me pensionistët kosovarë.

Gjithashtu, në këtë artikull duket se qëllimshëm është vendosur fotografi jo adekuate, ku shihet flamuri i shtetit të Kosovës. Kjo shumë lehtë të kuptohet nga audienca/lexuesit si lajm që ka të bëjë me Kosovën.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others