Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk pritet të ndahen edhe nga 100 euro për pensionistë në muajin maj

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “cmd.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me titull “Do t’i marrin pensionistët edhe nga 100 € shtesa për muajin Maj”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili rezulton të ketë komplet i sajuar.

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit si dhe rrjeteve sociale, hibrid.info nuk ka arritur të asnjë artikull me përmbajtje të tillë.

Gjithashtu, në përmbajtje të këtij artikulli pretendohet rrejshëm se duke klikuar në hapësirën reklamuese, mundësohet që të aplikohet për këto shtesa.


Artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “cmd.trendliveg24.com”:

Do t’i marrin pensionistët edhe nga 100 € shtesa për muajin Maj

Do t’i marrin pensionistët edhe nga 100 € shtesa për muajin MajPensionistët kosovarë në muajin Nëntor përfituan nga 100 euro shtesa, si pjesë e masës së Qeverisë., përcjell AlbKos Neës. Për fito DUKE E HAP RE KIAMEN ME PO SHTE JU KENI MUNDESI TE APLlKONl Megjithatë, kjo nuk do të vlejë për muajin e fundit, pra MUAJIN MajPER TE LEX.UAR ME SHUME SHT,YPNI HAPS.IREN REK.LAMUESE TUTJE


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “cmd.trendliveg24.com”:

https://cmd.trendliveg24.com/2022/04/13/do-ti-marrin-pensionistet-edhe-nga-100-e-shtesa-per-muajin-maj-3/?fbclid=IwAR0pDhkF11nmfICLfDHVAu4FqGHWP__smptvksavcCZdXMCZT6XtbXOAatY

Ky artikull i sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com” që numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “cmd.trendliveg24.com” ka publikuar një lajm të rremë me pretendimin që pensionistët e Kosovës do të përfitojnë 100 euro në muajin maj.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky është një lajm komplet i fabrikuar, i cili nuk është gjetur në asnjë medium kredibil në Kosovë.

Gjithashtu, në përmbajtje ftohen lexuesit që të klikojnë në hapësirën reklamuese, duke mashtruar ata se nga aty mund të aplikojnë për këto shtesa.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere