Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk u paralajmërua ashpërsim i masave

HIBRID

Portali “gazetablic.com” ka publikuar një artikull me titull “Qeveria pritet të marrë vendim të ri: Paralajmërohet ashpërsim i masave për shkak të rritjes së rasteve me Covid- 19”.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull tendencion dhe nuk përputhet me deklaratën e bërë nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj këtë deklaratë e dha për portalin “arbresh.info” duke thënë “Ne bashkë me Institutin e Shëndetit Publik dhe me institucionet e tjera jemi duke e vlerësuar situatën epidemiologjike në vend, nuk kemi ndonjë propozim. Të enjten e kem takimin e Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19 do ta vlerësojmë situatën pastaj do të vendosim “.

Pra, në asnjë rast Zemaj nuk ka paralajmëruar se do të ketë ashpërsim të masave, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar nga “gazetablic.com”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “gazetablic.com”:

Qeveria pritet të marrë vendim të ri: Paralajmërohet ashpërsim i masave për shkak të rritjes së rasteve me Covid- 19

Pritet që gjatë këtyre ditëve të merren masa të reja anti-Covid. E gjithë kjo, për shkak të rritjes së rasteve me këtë sëmundje gjatë ditëve të fundit. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e masave të reja. Ai ka thënë se janë duke e vlerësuar situatën në vend. “Ne bashkë me Instituti e Shëndetit Publik dhe me institucionet e tjera jemi duke e vlerësuar situatën epidemiologjike në vend, nuk kemi ndonjë propozim. Të enjten e kem takimin e Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19 do ta vlerësojmë situatën pastaj do të vendosim”, ka deklaruar Zemaj.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gazetablic.com”:

https://gazetablic.com/qeveria-pritet-te-marre-vendim-te-ri-paralajmerohet-ashpersim-i-masave-per-shkak-te-rritjes-se-rasteve-me-covid-19/?fbclid=IwAR0dnZK6RnG5wiYt8NTiiOP2pzvMAoL4YxXBqMIvlSxB3YpqQPU6eNmN-Ls

Më poshtë mund të gjeni vegëzën e artikullit autentik të publikuar nga portali “arbresh.info” për të cilin foli ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

https://www.arbresh.info/lajmet/flet-armend-zemaj-a-do-te-ndryshojne-masat-anti-covid19/


Analiza:

“GazetaBlic.com” ka publikuar këtë artikull duke i vënë titull tendencioz, i cili nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit. Ky portal i ka dhënë kahje tjetër deklaratës së Zemajt, pasi në titull nuk e paraqet kontekstin real të deklaratës së Zemajt bërë për portalin “arbresh.info”.

Pas analizës së kontrollit të faktve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere