Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Mediumi në serbisht pretendon rrejshëm se masakra e Reçakut ishte gënjeshtër

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Nëpërmjet një artikulli është pretenduar se masakra e Reçakut në Shtime ka qenë “gënjeshtër” dhe “inskenim si ajo në Bucha në Ukrainë”.

Pretendimi u bë nga mediumi rus “Sputnik” në gjuhën serbe, në një artikull të publikuar më 15 janar, në 26-vjetorin e masakrës.

Pretendimi:

Në shkrim është pretenduar se “po që se 26 vjet më parë, fshati Reçak në Kosovë do të kishte telefona, siç kanë të gjithë tani, dhe nëse do të kishte qasje në internet dhe rrjete sociale, gënjeshtra e paskrupullt e William Walkerit për ‘masakrën’ e fabrikuar të serbëve ndaj shqiptarëve në Reçak nuk do të ishte përhapur kurrë dhe ndoshta bombardimet e NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë do të shmangeshin”.

“Serbët nuk ishin aq me fat, por rusët kanë rastin t’ia dëshmojnë botës se kush është në anën e drejtësisë dhe kush në anën e rrenave dhe manipulimeve. Kjo është pikërisht përse ‘masakra’ në Bucha nuk u kthye në ‘Reçak 2’”, thuhet në artikull.

Pretendim tjetër ka qenë që edhe krimet në Gaza nuk janë bërë publike nga mediat, por nga telefonat, duke aluduar se “mediat kontrollohen nga Perëndimi”.

E vërteta? 

Mediumi “sputnikportal.rs” nuk ka ofruar asnjë fakt për pretendimet e bëra.

Hibrid.info ka gjetur se argumentimin e kryerjes së masakrës së Reçakut nga forcat serbe e kanë bërë shumë organizata botërore për të drejtat e njeriut, në mesin e tyre edhe kredibilja “Human Rights Watch” (HRW).

Masakra e Reçakut në luftën në Kosovë, mohohet vazhdimisht nga zyrtarë të lartë serbë. Një ditë më parë, hibrid.info trajtoi një pretendim të ngjashëm të dhënë nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme, Millovan Drecun.

Ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Alleksandar Vulin, kishte pretenduar pa fakte se kjo masakër e bërë gjatë luftës në Kosovë është “një gënjeshtër e madhe”.

Në të kaluarën, faktori ndërkombëtar, që ishte i pranishëm me misionë gjatë luftës në Kosovë, i ka përgënjeshtruar këto pretendime duke thënë se “Mizoritë në Recak janë të dokumentuara mirë”.


Përveç zyrtarëve serbë, edhe ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, disa herë ka pretenduar rrejshëm se masakrat në Ukrainë, me theks të veçantë ajo e Buchas, janë inskenuar, njëjtë sikur ajo e Reçakut në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


(Hibrid.info, çështjen e Masakrës së Reçakut dhe narrativit serb dhe atij rus mbi të, e ka trajtuar edhe në të kaluarën – KËTU, KËTU). Shih edhe Raportin “Krahasimi Ukrainë – Kosovë në narrativat dezinformuese të Rusisë”.


Në masakrën e Reçakut të Komunës së Shtimes më 15 janar 1999 ishin vrarë 45 civilë shqiptarë. Kjo ngjarje ishte cilësuar masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker. Ngjarja konsiderohet se e ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës (Detaje).


Analiza:

Pa ofruar asnjë fakt, mediumi rus në gjuhën serbe “Sputnik” ka pretenduar se masakra e Reçakut ka qenë gënjeshtër dhe inskenim.

Por janë organizata dhe institucione ndërkombëtare që kanë ofruar dëshmi për kryerjen e kësaj masakre në janar të 1999-s.  

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere