Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Osmani nuk ka deklaruar se “Fitorja e VV-së, në të mirën e Kosovës”

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Është publikuar një përmbajtje (fotografi) në Facebook nga faqja “Gazeta Momenti” (arkivë) në të cilën shfaqet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në përshkrimin e kësaj përmbajtje shkruan “Presidentja Osmani i gëzohet fitorës së VV-së”, ndërsa në mbishkrim është vendosur fjalia “VJOSA OSMANI – FITORJA E VV-SË, NË TË MIRËN E KOSOVËS”.

Cila është e vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se Osmani nuk ka dhënë asnjëherë një deklaratë të tillë.


Hibrid.info ka kërkuar online me fjalët kyçe “Vjosa Osmani: Fitorja e VV-së, në të mirën e Kosovës”, por rezultatet nuk shfaqin një deklaratë të tillë të publikuar në media kredibile. (këtu)

Hibrid.info ka gjetur intervistën e presidentes dhënë për emisionin Kiks Kosova në televizionin Klan Kosova, ku ajo kishte folur në mënyrë të përgjithshme për rëndësinë e krijimit të shpejtë të institucioneve, duke theksuar se kjo është “në të mirën e Kosovës”, pa përmendur apo komentuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Pjesë nga intervista

“Kosova ka humbur kohë me të vërtetë, shkaku i moskrijimit fillimisht kuvendit e më pas edhe qeverisë përgjatë vitit që po e lëmë pas. Dhe tani, fakti që do të kemi një qeveri dhe një kuvend të konstituuar shumë shpejt, është në interes të Kosovë, në të mirën e Kosovës. Dhe, shpresoj që menjëherë po atë ditë, Kuvendi të fillojë apo të vazhdojë me punë të tjera të rëndësishme për Kosovën, siç është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, i buxhetit dhe çështje të tjera të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit tonë”, tha Osmani në intervistën për emisionin Kiks Kosova.

Pra, në asnjë rast, e para e vendit nuk ka përmendur Lëvizjen Vetëvendosje, e as nuk ka komentuar fitoren e këtij subjekti politik në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 28 dhjetor.


Analiza:

Pretendimi se Vjosa Osmani ka komentuar fitoren e LVV-së është i pavërtetë.

Verifikimi i fakteve nga hibrid.info vërtetoi se nuk ekziston asnjë deklaratë e Osmanit me përmbajtjen “Fitorja e VV-së, në të mirën e Kosovës”, e publikuar në media kredibile.

Deklarata e cituar në postim duket se është nxjerrë jashtë kontekstit nga një intervistë e Osmanit për emisionin Kiks Kosova, ku ajo kishte folur në mënyrë të përgjithshme për rëndësinë e krijimit të shpejtë të institucioneve, pa përmendur apo komentuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere