Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pamjet nga viti 2021, paraqiten si aktuale nga konflikti Hamas-Izrael

HIBRID

Një llogari në Facebook ka publikuar një video-material dje (6 nëntor), ku shihen pamje të disa raketave.

Nëpërmjet këtij video-materiali pretendohet se imazhet e sulmeve me raketa nga Iron Dome dhe Brigadave Izzudin Kasam janë aktuale.

Pas verifikimit të fakteve, është gjetur se video nuk është nga konflikti i fundit Izrael-Hamas, por i njëjti është realizuar në vitin 2021.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga llogaria “Al Khattab”:

https://www.facebook.com/alkhattab11/videos/1040402263755422


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit është gjetur se video-materiali paraqet pamje të tensioneve mes Hamasit dhe Izraelit në vitin 2021, ku profili i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, kishte publikuar të njëjtat pamje në maj, të vitit 2021 duke treguar se ato janë nga sulmet me raketa nga Hamasi. (shih këtu)


Analiza:

Nëpërmjet një video-materiali të publikuar në Facebook pretendohet se pamjet paraqesin sulme me raketa nga konflikti aktual Izrael-Hamas.

Pas verifikimit të fakteve, është gjetur se video-materiali është një mashtrim me pretendimin që këto imazhe janë aktuale. Video-materiali është i vitit 2021 dhe i përket konflikteve të atij viti mes Hamasit dhe Izraelit.

Bazuar metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere