Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh… Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë
[ ARTIKULLI ]

Postim me imazh të montuar në faqen e Gani Gecit: Kurti nuk kishte deklaruar në FAZ ashtu siç pretendohet

HIBRID

Në faqen e Facebook-ut që mbanë emrin e ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Gecit, është publikuar sot (25 janar) një fotografi përmes së cilës pretendohet se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në vitin 1998 ishte deklaruar kundër SHBA-ve dhe Ibrahim Rugovës.

Në këtë postim është publikuar një fotografi me pretendimin se kjo deklaratë e Kurtit ishte publikuar në të përditshmen gjermane FAZ (Franfurter Allgemeine Zeiutng).

Mirëpo, një pretendim i tillë del të jetë i pavërtetë. Fotografia e publikuar nga faqja e Gani Gecit rezulton të jetë montazh. Kjo u vërtetua pas kontrollit të fakteve të bërë nga hibrid.info, dhe trajtimit të autenticitetit të imazhit.

Postimi në faqen e Gani Gecit në Facebook:

(Pas verifikimit të vërtetësisë së fotografisë, ky postim është larguar nga faqja e Gani Gecit në Facebook)


Pas trajtimit të vërtetësisë së kësaj fotografie, hibrid.info arrin të zbulojë se kjo fotografi është bërë duke bazuar në ballinën FAZ-it të datës 10 prill 2005, me një artikull për Papa Benediktin XVI. Pas verifikimit fakteve shihet se numri serik i fotografisë së postuar nga Gani Geci është i njëjtë me të imazhin origjinal të vitit 2005. Gjithashtu shihet qartë se në përmbajtje të artikullit janë shumë detaje tjera që dëshmojnë edhe më shumë fabrikimin e imazhit të publikuar nga Geci.

Ballina e FAZ e datës 10 prill 2005:


Vërtetësinë e këtij imazhi i ka dematuar edhe Korrenspondenti i FAZ për Ballkanin, Michael Martens, thotë se titulli për Albin Kurtin nuk është i vërtetë. Ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se artikulli i publikuar nga Geci nuk është shfaqur asnjëherë në FAZ.

Cicërima e Martens në gjuhën shqipe:

“Në valën e zgjedhjeve në Kosovë, është duke u zhvilluar një fushatë e lajmeve të rreme në media të ndryshme sociale që përfshijnë Albin Kurtin dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ju lutemi vini re: Ky artikull nuk është shfaqur asnjëherë në FAZ. Citimi është i rremë”.

Vërtetësinë e këtij postimi e ka kundërshtuar edhe redaktori e korrespodenti i gazetës zvicerane “Tagesanzeiger” – Enver Robelli. Ai përmes një reagimi në Facebook ka listuar disa fakte që dëshmojnë pavërtetësinë e këtij postimi.

Reagimi i Robellit:

Nuk duhet shumë fantazi për ta kuptuar se bëhet fjalë për një lajm të rrejshëm. Së pari: në fund të viteve 90-të “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nuk ka botuar fotografi në ballinë. Së dyti: në fund të viteve 90-të Kurti nuk ka qenë aq i rëndësishëm si politikan, që të zë vend në faqen e parë të një gazete gjermane. Së treti: shkrimi (fonti) i titullit është ndryshe nga shkrimi tradicional i FAZ. Së katërti: manipuluesi i lajmit ka qenë aq amator, saqë në fund të titullit e ka vendosur një pikë. Së pesti dhe si dëshmi përfundimtare: një shikim në arkivin e gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung” tregon qartë se një lajm i tillë nuk ekziston. Në vitin 1999 Kurti është përmendur njëherë nga FAZ, në vitin 2000 dy herë, por në kontekst krejt tjetër.

https://www.facebook.com/enver.robelli/posts/10224854809938417


Analiza:

Postimi i bërë në faqen e Gani Gecit në Facebook shihet se përmban një pretendim të rremë. Siç mund të vërehet në pjesën e kontrollit të fakteve, ky postim është një montazh i bërë mbi një ballinë tjetër të FAZ-it të datës 10 prill 2005. Vërtetësinë e këtij imazhi e ka hedhur poshtë edhe korrespodenti i FAZ-it. Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere