Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titull gjithëpërfshirës: Masa të reja kundër COVID-19, por jo në Kosovë

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Nesër hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19”.

Në titullin e artikullit nuk sqarohet se për cilin shtet bëhet fjalë. Ndërsa në përmbajtje thuhet se masat e vendosura në dhjetor në Zvicër do të zgjaten për pesë javë të tjera. Ato do të hyjnë në fuqi nga 18 janari.

Duke qenë se titulli i këtij artikulli është gjithëpërfshirës, mund të lë të kuptohet te audienca se lajmi ka të bëjë me Kosovën ose hapësirat e banuara me shqiptarë, meqenëse se ky medium (kosova-sot.info), fillimisht si gazetë ditore, e tash si portal online është i regjistruar në Kosovë dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Nesër hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19

Masat e vendosura në dhjetor në Zvicër do të zgjaten për pesë javë të tjera. Ato do të hyjnë në fuqi nga 18 janari.

Restorantet si dhe objektet kulturore, sportive si dhe ato të kohës së lirë do të mbeten të mbyllura deri në fund të shkurtit.

Dyqanet dhe tregjet do të mbyllen nga e hëna. Dyqanet dhe tregjet që ofrojnë mallra për përdorim të përditshëm përjashtohen nga ky vendim.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/519502/neser-hyjne-ne-fuqi-masat-e-reja-kunder-covid-19/?fbclid=IwAR0UHzYPsWFSJIYJ5S0dBY8qVy6k7lnPcE2Gt7HD42qwZtJRyaRR6YOKbio


Analiza:

Në titullin e këtij artikulli nuk qartësohet se për cilin shtet bëhet fjalë. Kjo mund të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se shumica e lexuesve të këtij portali janë kosovarë dhe duke qenë se të gjitha publikimet i bënë në gjuhën shqipe. Gjithashtu, autori i këtij artikulli ka dashur ta kamuflojë lajmin e vërtetë, duke mos vendosur fotografi sqaruese. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, rezulton që ky shkrim hyn në kategorinë “clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere