Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pamjet nuk paraqesin sulmin e Iranit kundër Izraelit, u realizuan në tetor 2023 në fillim të konfliktit Hamas-Izrael

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një video-material me mbishkrimin “Sistemi kunder ajror ne Tel Aviv u aktivizua”, u publikuar me datë 14 prill nga faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “The Reis”.

Me këtë mbishkrim, faqja e lartcekur supozon se pamjet tregojnë sulmin me dron të Iranit kundër Izraelit në natën e 13 prillit.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se video-materiali i publikuar nga faqja e lartcekur nuk është aktual dhe se i njëjti është realizuar me datë 12 tetor të vitit 2023.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:

https://www.facebook.com/61556592554058/videos/798567772141434/


Në video shfaqet logoja e gazetës britanike The Telegraph, si dhe sqarohet se pamjet janë realizuar në qytetin izraelit Ashkelon.

Pas kërkimit në kanalin zyrtar të gazetës britanike The Telegraph në Youtube, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë, e që vërehet se ajo u realizua në me datë 12 tetor të vitit 2023. (shih këtu)


Titulli i video-materialit të publikuar në Youtube në kanalin zyrtar të The Telegraph, i përkthyer në shqip:

Kupola e Hekurt e Izraelit kap raketat e Hamasit në Ashkelon


Analiza:

Faqja “The Reis” ka publikuar një video-material të tetorit 2023, me pretendimin ta paraqesë si aktuale, duke supozuar se pamjet tregojnë sulmin me dron të Iranit kundër Izraelit në natën e 13 prillit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere