Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Paracetamol P-500 nuk përmban virusin “Machupo” dhe nuk shitet në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh ku shfaqen barna të llojit Paracetamol P-500, mbishkrimin e së cilës sugjerohet se këto tableta nuk duhet përdorur, pasi pretendohet se përmbajnë virusin Machupo.

Përmbajtja është gjetur e publikuar (12 janar) në një faqe në Facebook, me emrin “Kosova Channel”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se barnat në fjalë nuk shiten në vendin tonë dhe nuk përmbajnë virusin, të cilin pretendohet.


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të kërkimit manual në vegla të kërkimit dhe ka hasur në një artikull të publikuar nga platforma për kontrollin e fakteve, “AFP”.

Kjo platformë ka trajtuar pretendimin e njëjtë, i cili është shpërndarë në Tajlandë. Pretendimi është vlerësuar si i rremë nga “AFP”, duke u bazuar edhe në deklarata të ekspertëve.

Rrezikun potencial nga këto barna e ka hedhur poshtë edhe një agjenci qeveritare e Singaporit, Autoriteti i Shkencave të Shëndetit (Health Science Authority – HSA). Hibrid.info ka gjetur artikullin të publikuar më 2 gusht, 2017 nga kjo agjenci, ku paraqitet adresimi institucional, nëpërmjet cilit, HSA i vlerson pretendimet si të pavërteta.

Bazuar në faktin se, sipas kontrollit të bërë nga kontrolluesi i fakteve ‘AFP’, ky Paracetamol P-500 nuk shitet në shtetin e Tajlandës, hibrid.info ka verifikuar nëse ky produkt shitet në Kosovë.

Në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës të publikuar nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) mungojnë tabletat Paracetamol P-500, çka do të thotë se këto barna nuk shiten në Kosovë.


Çka është virusi Machupo?

Virusi Machupo (MACV) shkakton një sëmundje të rëndë të quajtur Dëmtimi Hemorragjik Bolivian (BHF), e cila ka një shkallë të lartë vdekshmërie, deri në 35%. Ky virus i përket grupit të virusëve Arenaviridae dhe është një virus ARN me mbështjellës. Infeksioni transmetohet kryesisht nga brejtësit, veçanërisht nga një lloj miu, Calomys callosus. Virusi mund të përhapet përmes pikave të vogla në ajër, konsumimit të ushqimeve të kontaminuara nga urina ose jashtëqitja e brejtësve, apo edhe me prekje direkte të virusit. Shpërndarja nga njeri te njeri është e rrallë.

Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskujsh dhe bashkë me to mund të shfaqen shenja gjakderdhjeje nga goja, hundët, mushkëritë dhe trakti urinar. Dëmtimi hemorragjik mund të jetë fatal dhe shkalla e vdekshmërisë është 25-35%. Nuk ka ilaç për këtë sëmundje, dhe trajtimi është mbështetës. Parandalimi më i mirë është kontrollimi i popullsisë së brejtësve, ndërsa një vaksinë e dobësuar është përdorur për individët e rrezikuar.


Analiza:

Pretendimi se barnat Paracetamol P-500 përmbajnë virusin Machupo, është i pavërtetë.

Pretendimi është hedhur poshtë nga kontrollues faktesh dhe nga insitucione shtetërore jashtë Kosovës.

Gjithashtu barnat në fjalë nuk shiten në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere