Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Vuçiq nuk e ka deklaruar fjalinë e cituar se “Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës”

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Sipas një pretendimi që po qarkullon në media, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

Kjo deklaratë thuhet se është bërë në një panel gjatë Forumit GLOBSEC, të premten (13 qershor) , i cili është duke u mbajtur në Pragë.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur se Vuçiq shprehimisht nuk ka deklaruar se “Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

Çka tha Vuçiq?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në Forumin GLOBSEC në Pragë, foli për çështjen e Kosovës duke e paraqitur si një problem të pazgjidhur.

Në media është cituar të ketë thënë: “Bëhet fjalë për Kosovën. Siç e dini, ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Njëzet e dy nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa pesë prej tyre jo – dhe ky është problemi. Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës”. (këtu, këtu, këtu, këtu)

Pas verifikimit të deklaratës së publikuar në media, është konstatuar se pjesa e fundit e citimit — “Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës” — nuk është thënë nga presidenti i Serbisë, por është formuluar nga moderatorja e panelit gjatë diskutimit në Forumin GLOBSEC në Pragë. (shiko këtu nga minuta e 12-të)

Pas ndërhyrjes së moderatores me shprehjen “Beogradi nuk është ende i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës?”, presidenti Vuçiq u përgjigj duke thënë: “Bratislava nuk është e gatshme ta njohë atë, Bukureshti nuk është gati, Athina nuk është gati, Madridi nuk është gati dhe Nikozia nuk është gati… dhe nuk është gati”.

Kjo tregon se deklarata e cituar gjerësisht në media shprehimisht nuk është bërë nga vetë Vuçiq, por përfaqëson një ndërhyrje në formë pyetëse të moderatores gjatë diskutimit.


Analiza:

Në media po qarkullon pretendimi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Forumin GLOBSEC se “Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

Megjithatë, pas verifikimit nga hibrid.info, u vërtetua se kjo fjali nuk është thënë shprehimisht nga Vuçiq, por ishte një formulim i moderatores së panelit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info, këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

 Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere