Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Inskenohet lojë shpërblyese duke e keqpërdorur imazhin e rep artistit Capital T

FATBARDH DEMA

Një faqe në median sociale Facebook me emrin “???? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ????” dhe me fotografi të rep artistit kosovar Capital T, më 5 prill ka publikuar një video material të gjatë 5 orë e 43 minuta, duke pretenduar se, këngëtari në fjalë përmes një video-paraqitje të drejtpërdrejtë, po paralajmëron një shpërblim për fansat.

Video-materiali është ndarë në dy kënde: në këndin e majtë shihet rep artisti Capital T duke folur për anulimin e një performance të tij, kurse në pjesën e djathtë janë paraqitur disa numra.

Në përshkrimin e këtij materiali shkruan “Unë do të dhuroj 10,000 dollarë në para për 500 personat që marrin me mend numrin në foto! Dhe është e vërtetë”.

Hibrid.info ka verifikuar këtë video-material, i cili është vërtetuar të jetë i vjetër (gusht 2021), i cili si publikim në formën autentike nuk është publikuar për qëllime, siç pretendohet, të ndonjë loje shpërblyese.


Video-materiali i publikuar më 28 janar në Facebook nga faqja me emrin “???? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ????”:

https://www.facebook.com/100091730793069/videos/927293251921726


Po ashtu, në komente vërehet “kushtëzim” për pjesëmarrësit, ku kërkohet shpërndarja e këtij postimi në 15 grupe në Facebook. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur ta gjejë versionin autentik të kësaj videoje, të publikuar më 6 gusht 2021 në llogarinë zyrtarë të rep artistit Capital T në Instagram. Ai në këtë video-material flet për anulimin e performancës së tij në “Festën e Birrës” në Korçë, shkaku i prezencës së këngëtarit serb, Goran Bregoviq. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në median sociale Facebook me emrin “???? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ????” ka publikuar një video material të gjatë afër 6 orë, duke pretenduar se, rep artisti Capital T përmes një video-paraqitje të drejtpërdrejtë, po paralajmëron një shpërblim për audiencën.

Hibrid.info ka verifikuar këtë video-material, i cili është vërtetuar se është i vjetër i vitit 2021 dhe i njëjti nuk ka të bëjë me asnjë lojë shpërblyese, siç pretendohet.

Në këtë video, artisti i lartcekur, atëkohë kishte njoftuar për anulimin e performancës së tij në “Festën e Birrës” në Korçë, shkaku i prezencës së këngëtarit serb, Goran Bregoviq.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material të publikuar nga faqja “???? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ????”, si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere