[email protected]
Paralajmërimi për ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, nuk ka të bëjë me Kosovën
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Ministri paralajmëron ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore”, është publikuar nga portali “kosova-sot.info”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues i cili lë hapësirë për keqinformim, pasi në të nuk bëhet e qartë se ministri i cilit shtet ka paralajmëruar një gjë të tillë.

Me të hyrë brenda në artikull, kuptohet se në fakt ngjarja ka të bëjë me ministrin e Bujqesisë në Gjermani, Cem Özdemir.

Duke ditur se portali “kosova-sot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se kjo ngjarje ka të bëjë me ndonjë ministër në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/591008/ministri-paralajmeron-ngritjen-e-cmimeve-te-produkteve-ushqimore/


Me këtë titull të vendosur, vërehet se janë keqinformuar lexuesit e këtij portali, të cilët duket se nuk e kanë lexuar artikullin, por vetëm janë bazuar në titull, duke menduar se bëhet fjalë për Kosovën.

Më poshtë mund të gjeni komentet e lexuesve për këtë artikull:


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me paralajmërimin e ministrit të Bujqësisë në Gjermani, i cili synon të vendosë rregulla më të rrepta për industrinë ushqimore dhe të rrisë çmimet e produkteve të gatshme ushqimore pasi që ato përmbajnë shumë sheqer, yndyrë dhe kripë, ndërsa në titull nuk bëhet e qartë se për cilin vend bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others