Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia nuk e përshkruajnë lajmin

HIBRID

Një artikull me titull “Punonjësi vret kolegun dhe plagos një tjetër” është publikuar nga portali “kosova-sot.info”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që me këtë titull të vendosur, “kosova-sot.info” kishte tendencë të dezinformimit të lexuesve, pasi ngjarja ka të bëjë me shtetin e Portugalisë.

Duke ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, përfshirë këtu edhe faktin që titulli i artikullit është përgjithësues, duke mos qartësuar ngjarjen, mund që shumë lehtë t’i dezinformojë lexuesit, duke aluduar se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Gjithashtu, fotografia e ilustruese e artikullit nuk përputhet me përmbajtjen në tekst, pasi në të shihet shiriti i policisë, në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Kapiteni i plagosur është 54 vjeç. Kapiteni u transportua me helikopter në Spitalin Henry Mayo Neëëhall në Valencia, ku ai iu nënshtrua një operacioni dhe ishte në gjendje të qëndryeshme.

“Sot është me të vërtetë një ditë e trishtuar dhe një ditë tragjike për Departamentin e Zjarrfikësve të Qarkut Los Angeles,” tha Osby .

Asnjë nga dy zjarrfikësit që u qëlluan nuk u identifikuan menjëherë me emër.

Pas të shtënave, i dyshuari besohet të ketë ikur me një kamionçinë të bardhë Toyota Tundra në shtëpinë e tij në Acton,

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/547846/punonjesi-vret-kolegun-dhe-plagos-nje-tjeter/


Analiza:

Në titullin e këtij artikulli nuk qartësohet se për cilin shtet bëhet fjalë, dhe duke ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, shumë lehtë mund t’i dezinformojë ata duke menduar se ngjarja ka të bëjë me Kosovën.

Edhe me anë të fotografisë së vendosur, ka tendencë të dezinfomimit të lexuesve, pasi në të shihet shiriti i policisë, në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”. Pra, as titulli e as fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes së tekstit, pasi nuk tregon se bëhet fjalë për ngjarje në Los Angeles. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere