Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Faqja e dyshimtë në Facebook publikon vlerësim të klientëve të një institucioni mikrofinanciar, duke e paraqitur rrejshëm si të sajën

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook që mban emrin “Kredi personale” ka publikuar me datë 19 janar një imazh të cilin e paraqet si vlerësim nga një klient, i cili sipas kësaj faqe është ndarë i kënaqur me procedurat për marrjen e një kredie.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhin me vlerësimin nga një klient, kjo faqe e ka marrë nga institucioni mikrofinanciar “AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë”.

Kjo faqe, vazhdimisht publikon kampanja të institucioneve financiare në Kosovë e Shqipëri, të cilat i paraqet rrejshëm si të sajat, e që shumicën prej tyre i ka trajtuar hibrid.info, duke i vlerësuar si mashtrime. (shih disa këtu, këtu dhe këtu)


Vegëza e postimit të publikuar nga faqja “Kredi personale” në Facebook:

https://www.facebook.com/krediprivate/posts/pfbid02zjEp8diSYEinGkHA5Ee72oq7PcAtHGWbqrQAtwnSGTmV8kFz3xt6o6ibyvvDmGwol


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë postimin autentik të publikuar me datë 18 janar nga AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë”. (shih këtu)

Imazhet krahasuese


Duke parë që postimi është bërë në gjuhën shqipe nga faqja “Kredi personale”, hibrid.info ka hulumtuar rreth institucioneve financiare dhe bankave të licencuara në Kosovë. Nga ky hulumtim rezulton se nuk ka asnjë dëshmi për veprimtari të faqes në fjalë në Kosovë. (shih këtu)

Po ashtu gjë e cila e bën më të dyshimtë faqen “Kredi personale” në Facebook, është mungesa e të dhënave të mjaftueshme, në seksionin “about” të kësaj faqe në Facebook. Të dhënat e publikuara nuk  dëshmojnë kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën, e faqes “Kredi personale”. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe e dyshimtë nëFacebook ka publikuar një postim të marrë nga institucioni mikrofinanciar “AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë”, duke e paraqitur rrejshëm si të sajën.

Gjithashtu, faqja “Kredi personale” ka ndërhyrë në imazhin origjinal, duke ia larguar logon e AFK-së. Hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere