Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Përdoret gabimisht termi “komunat serbe” për komunat në veri të Kosovës

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një raportim me titullin “FSK hyn në komunat serbe” dhe nëntitullin “Autoritetet pranojnë se ishte një gabim: Disa automjete gabuan rrugën”.

Kjo kronikë është publikuar në edicionin informativ të së enjtes (16 tetor) të televizionit me bazë në Shqipëri, “Top Channel” (shih këtu).

Çka nuk shkon me titullin?

Titulli nuk e ka sqaruar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka përdor gabimisht termin “komunat serbe”.


Kronika e transkriptuar:

“Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës hynë sot në veriun me shumicë serbe të vendit. Por, përpara se situata të merrte ngjyrim shqetësues, vetë FSK e pranoi shpejt se, në fakt, gjithçka kishte qenë një gabim. Drejtuesit njoftuan se automjetet kishin ngatërruar drejtimin gjatë lëvizjes nga Istogu drejt kazermës së FSK-së në Mitrovicë.

“FSK njofton publikun që në këtë mëngjes, në orën 10:30, gjatë lëvizjes së autokolonës drejt Mitrovicës, pjesëtarët e saj kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes”, thuhet në deklaratën për shtyp.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, sqaroi se ata e kishin gabuar vendndodhjen, duke menduar se në fakt ndodheshin në Mitrovicën e Jugut.

Në korrikun e këtij viti, FSK-ja hyri në veri për një operacion kërkim-shpëtimi në Liqenin e Ujmanit, ku ishte zhdukur një emigrant që ishte hedhur nga ura.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ishte shprehur se me zotimin e ish-kreut të ekzekutivit, Hashim Thaçi, për të mos e dërguar FSK-në në veri të vendit pa lejen e KFOR-it, ishin krijuar kufij të brendshëm. Kurti i kishte cilësuar zhvillimet e atëhershme si një skandal dhe kishte dalë me pretendimin se një lëvizje e tillë inkurajonte elementet kriminale për ndarjen e Kosovës.”

Në vitin 2013, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në një letër-këmbim me shefin e atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ishte zotuar se FSK-ja nuk do të dislokohet në veri, zonë e banuar me shumicë serbe, pa u dakorduar paraprakisht me misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR (shih këtu).

Sipas përmbajtjes së kronikës, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu drejt kazermës në Mitrovicë, pjesëtarët e saj me automjete kanë hyrë në komunat me shumicë serbe në veri (aty ku nevojitet dakordimi me KFOR-in). Sipas lajmit, kjo ka ndodhur për shkak të një ngatërrimi në drejtimin e lëvizjes së konvojit, që ka bërë që automjetet e FSK-së të hyjnë gabimisht në këto komuna.

Ky informacion konfirmohet edhe në publikimet e mediave tjera kredibile (shih këtu, këtu dhe këtu). Çka do të thotë se përmbajtja është e vërtetë.


Megjithatë, në titullin e kronikës nuk sqarohet vendndodhja e ngjarjes dhe është përdorur gabimisht termi ‘komunat serbe’ për komunat në veri, ku pjesa më e madhe e banorëve i përket komunitetit serb.

Në Kosovë sipas kushtetutës, nuk ekziston ndarje administrative ose juridike që i emërton komunat sipas përkatësisë etnike që kanë pjesa më e madhe e banorëve që jetojnë në komuna (shih këtu).

Ndërsa, Ligj për Vetëqeverisjen Lokale, komunave ku shumica e banorëve janë serbë, u referohet si “komuna me shumicë serbe” (shih këtu).

Andaj, mos sqarimi i vendndodhjes së ngjarjes dhe formulimi “komunat serbe”, në këtë rast mund të ndikojë te lexuesi që ai të mendojë se ngjarja ka ndodhur në komuna që janë juridikisht të ndara nga Kosova.

Analiza:

Top Channel raportoi se disa automjete të FSK-së hynë gabimisht në komunat veriore me shumicë serbe për shkak të një gabimi në drejtim gjatë lëvizjes së konvojit.

Në titull nuk është sqaruar vendndodhja e ngjarjes, gjë që mund të çojë në keqkuptime tek lexuesit dhe është përdorur gabimisht termi “komunat serbe”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për zona, të cilat janë juridikisht të ndara nga Kosova, gjë që nuk është e vërtetë.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere