Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

“Vjeshta do jetë e tmerrshme” nuk u tha nga mjeku amerikan

HIBRID

Portali i dyshimtë “viraleveryday.info” ka publikuar një lajm me titull “Flet nga SHBA mjeku për Shqipërinë: Vjeshta do të jetë e tmerrshme, ja  çdo të ndodhë”, duke aluduar kështu se do të ketë përkeqësim të gjendjes së të infektuarve nga COVID-19 gjatë stinës së vjeshtës.

Në këtë lajm titulli është i ndryshuar nga ai i vërteti, si dhe është i ekzagjeruar. Gjithashtu, teksti brenda nuk përkon aspak me titullin.

Teksti origjinal në portalin viraleveryday.info:

Flet nga SHBA mjeku per Shqiperine: Vjeshta do jete e tm.errshme, ja çdo të ndodhë

Një mjek amerikan. Dr., nga qendra spitalore universitare e Clevelendit ne Ohajo, ka dhënë një intervistë ABC Newsdhe ka treguar prioritetet e testit të antitrupave në lu.ftën ndaj Covid 19.Shty pe r3k 1am3n me poshte per te lexuar lajmin e plote:

Për mjekun me përvojë 35 vjeçare, Covidi ka ngjashmëri me gripin spanjoll, i cili ashtu si koronavirusi, u shfaq me tre etapa, pranverë, vjeshtë, dimër sht1pe rek1am dhe sh1ko v1deon:


Doktori nga SHBA, këtë deklaratë rreth pandemisë COVID-19 e ka dhënë gjatë një interviste në televizionin shqiptar ABC News. Mirëpo, pas kontrollit të këtij materiali, nuk është gjetur pjesa ku pretendohet se e ka thënë në shkrimin e mësipërm – “vjeshta do të jetë e tmerrshme”, si dhe nuk ka folur për pasojat.

Vegëza e artikullit të botuar:

http://viraleveryday.info/in/?p=19794

Citati i doktor Firouz Daneshgari nga intervista e tij për ABC News:

“Për fat të keq, zyrtarët e shëndetësisë e krahasojnë me gripin spanjoll të vitit 1917; ai u shfaq me tre etapa (të ngjashme me Covidin), vala e parë në pranverë, e dyta në gusht dhe në afërsi të vjeshtës dhe e treta në dimër. Natyrisht që atëherë nuk kishte fare vaksinim! Por mua më shqetëson vala e dytë, ajo e vjeshtës! Shqipëria dhe vendet europiane po veprojnë mirë, por ka vende si Irani ku nuk respektohet jeta e qytetarëve, që do të goditen! Lajmi i mirë është që vaksina pritet të dalë deri në fund të janarit 2021”, shprehet ai mes të tjerash.

Vegëza e intervistës së doktor Daneshgari për ABC News:


Analizë:

Në artikullin e portalit viraleveryday.info, titulli nuk ka të bëjë asgjë me tekstin brenda, si dhe qëllimisht është bërë më i vrazhdë për të fituar klikime dhe shpërndarje në rrjete sociale. Ky lajm hyn në kategoritë si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait –  “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere